Koronavirusi le pa punë eskortat, kërkojnë 600 euro ndihmë nga shteti
Kriza ekonomike e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit ka lënë shumë persona papunë përfshirë këtu edhe eskortat.
Duke iu përshtatur karantinës , shumë filluan të ofrojnë video-live për klientët. Sidoqoftë, të tjerat i kërkuan ndihmë shtetit: 12% në të vërtetë paraqitën një kërkesë në INPS për një bonus prej 600 euro.
Në vend të kësaj, eskorta të tjera italianë e kanë gjetur veten të detyruar të kërkojnë ndihmë nga shoqatat dhe trupat si Caritas, në mënyrë që t’ia dalin gjatë kësaj krize. Gjatë vitit, mesatarisht, rreth 120 mijë eskorta punojnë në internet në Itali, dhe muajt më fitimprurës janë prilli, maji dhe tetori.
Një studim i realizuar nga Escort Advisor midis eskortave profesionistë tregon se 46% thanë se nuk do të kërkojnë ndihmë tek INPS(Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore) ose subjekte të tjera sepse nuk kanë nevojë për të, ndërsa 28% mendojnë se nëse kriza do të zgjasë disa muaj do të largohen. 14% nuk përjashtohen që do të kërkojnë ndihmë muajin e ardhshëm, dhe 12% u detyruan të kërkojë ndihmë në mënyrë që të mbijetojnë.
Ky sit ka mbi dy milion përdorues mujor vetëm në Itali, gjithashtu siti publikon intervista me disa eskorta.
Rossana, një eskortë nga Firence, tregon se është braktisur nga shteti në këtë situatë , ndërsa Ciara e cila tregon se “nuk i mungon asgjë” sepse ajo ka kursime dhe, mbi të gjitha, sepse ajo ka gjithçka që nevojitet për të punuar në ndonjë punë tjetër.
“Darkat në distancë janë gjithashtu të veçanta – tha Chiara – sepse klientët e mi më tregojnë shtëpitë e tyre dhe pamjet nga ballkonet e tyre. Unë ndava një drekë virtuale me pamje nga Colosseum, piva kafe në një apartament me pamje nga Liqeni i Como dhe pimë kokteile me një çift në zemër të Dubai “./abcnews.al