Koronavirusi – një sëmundje për të varfërit?
Në valën e parë të pandemisë, dhe pasi u prezantuan masat e mbrojtjes për të kufizuar kontaktin personal, media ishte plot me fjalë pozitive për “botën e re dixhitale të biznesit”. Sepse nga shtëpia, me kompjuterë dhe video konferenca, mund të jesh po aq produktiv sa në zyrë.
Dikush mund të pyes nëse është vërtet ky rastI, dhe një letër e zemëruar nga një lexues i Frankfurter Allgemeine Zeitung i bëri gazetarët të mendojnë pak më mirë për ato që po shkruanin, tha Deutsche Welle.
Sepse lavdërime të tilla për punën nga shtëpia janë hipokrizi dhe lloji më i keq i arrogancës: si do të pastrojë një pastruese apo një pastrues – nga një distancë? Si do të transportohen mbeturinat, ose do të drejtohet një autobus apo kamion? Si do të shpërndahen postat dhe dërgesat? Si do të ulet një punonjës në arkën e supermarketit ose si do të sistemohen artikujt ne rafte? Ka një miliard gjëra të tilla dhe të gjitha këto punë janë të paguara pak.
Puna nga shtëpia është një privilegj social dhe të gjithë ata që mendojnë se katastrofa më e madhe në botë është kur letra në printer është zhdukur. Duhet të zbresinme këmbë në tokë dhe të shikojnë se si është bota në të cilën jetojmë vërtet.
Dhe çfarë do të thotë pandemia për këta njerëz që nuk mund të punojnë nga shtëpia? Do të thotë të jetosh me frikë, por gjithsesi duhet të punosh.
Këta njerëz janë grupet më të mëdha të rrezikut. Kur u shkrua se kujdestarët e të moshuarve dhe të sëmurëve ishin më të prekur në Britani,u harrua të thuhet se këta njerëz si rregull, paguhen në mënyrë të mjerueshme, dhe se ata zakonisht janë të huaj ose persona me një ngjyrë të ndryshme të lëkurës.
Në Amerikën e Jugut, me vendbanimet e saj të shumta për të varfërit, pandemia shpërtheu frikshëm.
Numri i të infektuarve është trefishuar në vetëm një muaj. Më të prekurit janë vende si Brazili.
Edhe në Shtetet e Bashkuara, infeksioni filloi rreth Nju Jorkut, por menjëherë u përhap në shtetet jugore më pak të pasura. Natyrisht, në Teksas ose Florida jetojnë njerëz shumë të pasur, por edhe njerëzit më paragjykues, të cilët presin një ditë për të realizuar “ëndrrën e tyre amerikane”.
Sepse, sipas statistikave, numri i vdekjeve nga Covid -19 në lidhje me numrin e banorëve është në mënyrë drastike disproporcionale.
Përkatësisht, afrikano-amerikanët e prekur nga Covid-19 vdesin pothuajse dy herë e gjysmë më shpesh se të bardhët, dhe në lagjet e varfëra të Uashingtonit edhe gjashtë herë më shumë.
Përhapjet duket se janë përkeqësuar në qytete të tilla si Detroit dhe New Orleans – përsëri qytete të varfëra me një popullsi jashtëzakonisht të madhe njerëzish me lëkurë të errët.
Edhe pse lidhja me varfërinë është parë gjatë valës së parë të pandemisë, ajo është edhe më e dukshme në pikat e nxehta të reja që po shfaqen.
Në Britani është qyteti i Leicester – i njohur si djepi i gjuhës letrare angleze, por edhe një qytet me një numër shumë të madh njerëzish me origjinë emigruese.
Britanikët me lëkurë të bardhë tashmë janë një pakicë.
Dhe pika e nxehtë e re me 49 pacientë që kanë frikësuar Korenë e Jugut është një periferi e varfër e Seulit.
E njëjta gjë është e vërtetë për rastet e reja në Portugali: nga 366 raste të reja, 335 janë regjistruar në periferi të varfër të Lisbonës, ku jetojnë punëtorët e ndërtimit dhe ata nga sektori i hotelierisë.
Spiegel shkruan se, nëse e shihni me vëmendje, e njëjta histori është në Gjermani.
Sepse atje, nga e njëjta “korrektësi politike” dhe rregullave të intimitetit, është plotësisht e pamundur në analizën statistikore të lidhësh rastet e infeksionit me të ardhurat e pacientëve. Është gjithashtu absolutisht e pamundur të përcaktohet nëse dikush është një gjerman “i pastër” apo emigrant – megjithëse ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis atyre grupeve sociale në statusin shoqëror dhe pronës.
Por edhe pa informacion mbi të ardhurat, është shumë e lehtë të përcaktohet se pikat e reja të nxehta në Gjermani janë kryesisht në mesin e të varfërve.
Për punëtorët e industrisë së mishit, Tenesi në Qarkun Gitersloo është më se i qartë: shumica e atyre të varfërve janë punëtorë nga Rumania dhe Bullgaria, të detyruar të jetojnë në strehëza të përbashkëta aspak të denja për jetesë, ku ndajnë ambientet sanitare me kolegët që janë në të njëjtën telashe.
Le ta shohim pikën e nxehtë të re në Bavari, në rrethin Eihah-Friedberg: dhe atje infeksioni shpërtheu përsëri midis punëtorëve nga Rumania, por nuk është problemi në atë vend të Ballkanit, por te njerëzit e varfër që erdhën për të fituar disa euro duke zgjedhur perime dhe gjithashtu duke jetuar të grumbulluar në dhoma të përbashkëta.
A është diskriminim ti emërosh ata njerëz me origjinë të huaj tani – apo është me të vërtetë diskriminim dhe arrogancë të mos flasim fare? Dhe kështu nuk doni të ndihmoheni fare.
Deri më tani nga pandemia, si në Gjermani ashtu edhe në botë, është e qartë se të varfërit vuajnë më shumë. Patologët në Hamburg thanë pas autopsisë së 80 personave që vdiqën nga koronavirusi se 38 përqind e tyre ishin mbipeshë ose obezë.
Havjari nuk rrit yndyrën, dhe mbipesha në shoqërinë e sotme është një shenjë e sigurt se dikush ka të ardhura më të ulëta.
Këta janë njerëz që hanë pica të ngrira, patate të skuqura dhe pinë birra para TV, të zemëruar kur kujtojnë atë çfarë kaluan atë ditë.
Dhe të gjitha sëmundjet e tjera të grupeve të rrezikut: presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e tjera të sistemit kardiovaskular, diabeti … të gjitha këto janë çrregullime të theksuara psikosomatike, më shpesh nga zemërimi dhe zhgënjimi. Shkurt, nga varfëria.
Dhe kur bëhet fjalë për miliarda ndihma shtetërore, ata do të shkojnë te dikush tjetër, dhe të varfërit do të harrohen përsëri. Në një debat të fundit në Bundestag mbi “shumat gjigande” që shteti po alokon për të riparuar efektet e pandemisë, politikani Gezine Lech ka paralajmëruar se të varfërit e vërtetë do të jenë “pak ose asgjë”.
Ai u zotua të rritë sasinë e ndihmës sociale, të paktën gjatë krizës së koronavirusit, por propozimi i këtij politikani nga e majta as nuk u diskutua.
/Ora News