Kosova larg “Eurovizionit”, Shqipëria larg suksesit në të

Zhurmë e madhe dhe diskutime të shumta e shoqërojnë gjithmonë përzgjedhjen e këngës përfaqësuese shqiptare për Festivalin Evropian, “Eurosong”. Këngë jo e duhur, jotipike për një festival të tillë, këngë e vjedhur, “dallavere” në juri, janë vetëm disa nga ato diskutime që pasojnë çdoherë pas Festivalit të RTSH-së, i cili tradicionalisht bën përzgjedhjen e këngës, shkruan Express i KTV-së.

Ky festival do të zgjedhë edhe një herë tjetër këngën pjesëmarrëse në “Eurovizion” dhe edicioni i radhës do të mbahet më 21, 22 dhe 23 dhjetor.

Elton Deda, Mariza Ikonomi, Endri Stefi, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Manjola Nallbani e Redon Makashi janë vetëm disa nga emrat e njohur që këtë vit konkurrojnë për të marrë të drejtën e këtij përfaqësimi. E, ajo që vërehet kësaj radhe është mungesa e këngëtarëve nga Kosova. Vetëm grupi NA bashkë me Festina Mezini janë pjesëmarrës këtë vit.

Megjithëse javë më parë ishte përfolur se pjesë e festivalit të RTSH-së, madje pretendente kryesore për të fituar këtë edicion do të ishe këngëtarja Arilena Ara, e cila ka pasur një vit me suksese të njëpasnjëshme me këngën “Nëntori”. Mirëpo, emri i saj nuk është në listë, megjithëse “Express” nga disa burime kishte kuptuar se fitorja e saj ishte punë e kryer dhe këtë e dinin edhe vetë këngëtarët pjesëmarrës.

Në këtë pikë, një histori e ngjashme kishte qenë ajo me këngëtaren Elhaida Dani. Po atë vit që ajo kishte fituar “Vocie”-in në Itali, ishte përfolur që herët se do të merrte pjesë në RTSH dhe se ajo do të fitonte. Fillimisht, kjo ishte mohuar nga organizatorët, por që vetëm pak ditë para se të niste festivali, u bë e ditur se edhe Elhaida do të marrë pjesë. E për fitore, veçse ishte e ditur dhe ashtu ndodhi, shkruan Express i KTV-së.

Gjithsesi, Shqipëria në “Eurosong” vazhdon të mbetet larg suksesit, edhe pse përfaqësues kanë qenë emra të njohura të skenës shqiptare, si Aurela Gaçe, Eneda Tarifa, Juliana Pasha, Frederik Ndoci e të tjerë.

e këngës për këtë festival përmes RTSH-së nga shumëkush shihet se formulë e gabuar meqë Festivali i RTSH-së dhe “Eurovizion”-i janë dy festival me karakter dhe kërkesa krejtësisht të ndryshme.

Linda Halimi ishte këngëtarja e fundit e cila e përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”, që ashtu si shumë të tjerë mbeti jashtë finales së madhe.

Ndërkaq, suksesi më i madh vazhdon të mbetet Rona Nishliu e cila me këngën “Suus” ishte renditur në vendin e pestë.

E, Kosova edhe pas sa vitesh shtet, nuk merr pjesë në këtë garë evropiane.

SHKARKO APP