Kosova në American Film Market me “Tri Dritare dhe Një Varje”

Këtë vit në AFM, nën ombrellën e European Film Promotion, do të jetë edhe “Tri Dritare dhe Një Varje” filmi nominues i Kosovës për Oscars, i cili do të shfaqet për të promovuar konkurrimin e tij në Oscars.
Përfaqësues për herë të parë nga Kosova do të jetë Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila do të qëndrojë disa ditë në AFM për të ndihmuar në promovimin e filmit të regjisorit Isa Qosja, “Tri Dritare dhe Një Varje”.
“Është kënaqësi të jemi prezent edhe në tregun amerikan të filmit. Kjo prezencë e QKK-së përmes fimit “Tri dritare dhe Një Varje” do të hapë mundësi të reja për kinematografinë kosovare”, u shpreh sot drejtori i QKK-së, Arben Zharku.
AFM fillon me 5 nëntor deri 12 nëntor 2014 në Santa Monica ku gjatë 8 ditëve udhëheqësit e industrisë bëjnë marrëveshje, shfaqen premiera nga bota dhe krijohen lidhje të ndryshme.
American Film Market i themeluar në vitin 1981 është organizimi më i madh i tregut të filmit ku takohen mbi 8.000 udhëheqës të industrisë. Në AFM mblidhen rreth 70 përfaqësues të vendeve të botës dhe marrin pjesë të gjithë ata që ofrojnë shërbime për industrinë e filmit

SHKARKO APP