Kosovarët festojnë 12 vjetorin e pavarësisë në Shqipëri, kërkojnë heqjen e kufirit
Rreth 7000 mijë shtetas kosovarë hynë në Shqipëri në 24 orët kur kremtohet 12 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Një pjesë kishin zgjedhur qytetet bregdetare, ndërsa të tjerë u rikthyen në zona ku kanë qëndruar gjatë luftës!
Të shumtë ishin kosovarët që 12 vjetorin e pavarësisë zgjodhën ta festojnë Shqipëri.
Një pjesë në zonat bregdetare, ndërsa të tjerë në qytetin e Kukësit apo zona të tjera ku kanë qëndruar gjatë luftës.
“Do të shkojmë ta vizitojmë se kur kemi ikur nga lufta kemi shkuar aty për herë të parë”.
“prej 12 vitesh ne ende nuk po e festojmë pavarësinë e plotë të Kosovës”.
Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë mbetet kërkesë kryesore për qeveritë në Tiranë e Prishtinë!
“Ne tepër kemi duruar për këtë kufi. Duhet të hiqen që sot por a kemi fuqinë ne që ta heqim që sot”.
“Rama po na e bllokon kufirin”.
Mbi 7000 shtetas kosovarë hynë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinit në 24 orët e fundit.