Krejtësisht e mbuluar, por njerëzit po “çmenden” pas kësaj vajze

Industria e modës gjithmonë e më shumë po i drejtohet femrave që zhvishen, që nuk e kanë problem dhe kompeks të tregojnë pjesët e tyre më joshëse të trupit dhe që arrijnë të thithin pas vetes ndjekës e adhurues.

Mirëpo, në çdo rast ka edhe nga një përjashtim. I tillë është rasti i Halima Aden, Miss Minesota, e cila është një bukuroshe me mbulesë.

Në intervista të shumta, sëfundmi Halima ka treguar pikëpamjet e saj mbi bukurinë si dhe ndikimin e standardit të zakonshëm në fëmijërinë e saj, problemin me zbardhjen e lëkurës në komunitetin ku jetonte, diskriminimin si dhe kujtimet nga vendlindja afrikane që e la në moshë shtatë vjeçe për të arritur në Amerikë.

Edhe pse askush nuk ia ka parë asnjëherë publikisht asnjë pjesë të trupit e lëkurës së saj në zonat joshëse, sërish Halima ka pas vetes qindra e mijëra adhurues.

Ajo shprehet:

Të qenit somaleze dhe afrikane është ëndje për lëkurë më të zbehtë. Lëkura e zbehtë nënkuptonte bukuri dhe fat. Kjo ka shkaktuar që shumë vajza të tentojnë zbehjen e lëkurës me kimikate, produkte që janë të ndaluara në Sh.B.A.
Mendoj se shoqëria, media dhe të gjitha ato imazhe të bjondeve sykaltroshe janë arsyeja që njerëzit nuk ndjehen mirë me pamjen dhe ngjyrën e lëkurës së tyre”.

SHKARKO APP