Krijoi faqen për Covid-19/Avi: Jam vetëm 17-vjeç, s’më duhen 8 milionë dollarë

Avi Schiffmann është bërë i famshëm në të gjithë botën për faqen e tij në internet të gjurmimit të Covid-19 dhe azhornimin në kohë reale të përhapjes së virusit, krijuar që në dhjetor 2019.

17-vjeçari, student në shtetin e Uashingtonit, ka refuzuar 8 milionë dollarë që i ishin ofruar në këmbim të krijimit të tij, që sot numëron 30 milionë përdorues të përditshëm.

”Nuk dua të përfitoj nga situata. Unë jam vetëm 17-vjeç, nuk më duhen 8 milionë dollarë. Shumëkush më thotë se do të pendohem për këtë vendim por unë kam të tjera plane për të ardhmen time”.

Që kur faqja e tij u krijua, më shumë se 700 milionë përdorues e kanë vizituar atë. Në vend që t’u besonte reklamave, Shifman ka preferuar të hapë një regjistrim vullnetar, me qëllim që të ruajë pavarësinë e tij.

SHKARKO APP