Krimet e bujshme ende të pazbardhura

Një sërë krimesh që kanë tronditur opinionin në vend, vazhdojnë të mbeten të pazbardhura, e për rrjedhojë edhe pa autorë të vërtetë.

Në mars të vitit 2019, u ekzekutua me tre plumba në kokë, avokati Ravik Gurra. Ai u qëllua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal bashkë me dy miq të tij, kur një person i afrohet nga pas dhe pasi e përshëndet e qëllon me armë me silenciator në kokë.

Avokati Gurra ishte transferuar në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me familjen e tij dhe kishte fituar shtetësinë britanike. Gurra, kishte përfaqësuar disa pjestarë bandash shqiptarë, përfshirë anëtarët e familjes së krimit Çapja, por kishte humbur një numër çështjesh.

Më herët ai ishte avokat edhe Emiljano Shullazit, i dënuar si drejtues i një organizate kriminale. Edhe pse ka kaluar afro një vit nga kjo ngjarje, nuk ka ende asnjë të arrestuar nga ana e policisë.

Në 27 Gusht 2019 u u ekzekutua ish-polici me emrin Santiago Malko, i skeduar nga policia si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale në kryeqytet. Për vrasjen e tij, policia ka shpalli në kërkim 8 anëtarët e klanit “Duka”, por ka mundur të arrestojë vetëm Elvis Gaçajn, person i skeduar nga policia, i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje.

Në 1 Nëntor 2019, u tentua të vritet në një atentat prokurori Arjan Ndoja i cili mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos po ashtu i forti i Shijakut, Landi Muharremi. Për këtë ngjarje u arrestua Redian Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Policia ka dyshime të forta se Rraja është i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoj, por vetë I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën. Prokurori Arjan Ndoja u cilësua drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama si pjesë e grupit të “KÇK” pasi burgosi ish-kreun e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula.

Por edhe viti 2020 nisi me disa ngjarje tronditëse.

Në 7 Janar 2020 u ekzekutua me snajper  në qendër të Rrëshenit me një plumb të vetëm në zemër ish-bashkëpronari i televizionit “Media Plus” në Lezhë, Kastriot Reçi, 47 vjeç.
Ai është qëlluar me precizion të lartë me snajper nga një largësi 200 metra, nga tarraca e një pallati, në momentin kur sapo ka dalë nga lokali në pronësi të tij.për të hipur në makinë.
Pista krysore e hetimeve te policise eshte ajo e nje hakmarrjeje te mundshme, për vrasjen ish drejtorit të OSHE Sajmir Jaku në vitin 2016, që mbeti pa autor, por u ku dyshua se i përfshirë ishte edhe biznesmeni Reçi.  Deri tani për vrasjen e Reçit, nuk ka asnjë autor, edhe pse policia vuri si shpërblim 20 milion lekë për emrin.

Në 17 janar 2020, merret peng në Kamëz dhe torturohet për vdekje nga rrëmbyesit Jan Prenga. Ngjarja dyshohet si presion ndaj vëllezërve të tij, për kompensimin e sasisë prej 280 kg kokainë që nuk kishte mbërritur në destinacion në Angli. Ngarkesa e drogës dyshohet se ishte nisur nga Ekuadori dhe do të dorëzohej te pritësit, anëtarë të grupit “Hajri”, por edhe disa grupeve të tjera kriminale që veprojnë atje. Policia ka arrestuar Leonard, Bajram dhe Elton Hajrin, si dhe Olsi Turjan e Festim Bexhdilin, por ata kanë mohuar akuzat dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit. Ngjarja bëhet më e rëndë, pasi trupi i Jan Prengës ende nuk është gjetur, ndërsa ka dyshime se ai mund të jetë groposur.

/Kronika e pergatitur per emisionin 360 grade – Ora News

 

SHKARKO APP