Krimi i shembjes së Teatrit dhe dhuna ndaj qytetarëve kërkojnë drejtësi
Nga Suzana Topi – Afera e Teatrit Kombëtar nuk e pengoi Kryeministrin dhe Kryebashkiakun e Tiranës qē duke shfrytëzuar pandeminë në mënyrën më tinzare në erësirën e 17 majit ,të dërgonte forca të shumta policore, forca tē inspektoriatit tē teritorrit, si dhe trupat bashkiake pēr prishjen Teatrit Kombētar shtëpinē e artistēve,kështjellēn e lirisë një monument historik tē trashëgimisë kulturore, pa zbatuar asnjë bazë ligjore!
Pas një kalvari antikushtetues babëzia e Edi Ramēs pēr të ndërtuar kulla dhe betonizuar Tiranën nuk njeh kufi.
Në ketē kohë krize ekonomike ku qindra biznese mbyllen dhe mijra familje janë në nevoje për shkak të papunësisë dhe goditjes nga tērmeti i nëntorit, kjo bandë grabitësish po vjedh paratë tona ,pronat tona.
Ka dosje në gjykata ,në spak,prokurori, gjykatën kushtetuese dhe nuk kemi parë asnjë vendim nga organet e drejtësisë .
I bëj Thirrje Spakut si dhe Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë duke vënë para drejtësisë të gjithë aktorët e kësaj ngjarje për ti rikëthyer shqiptarëve besimin në një drejtësinë e pavarur.
Eshtë e papreçedent dhe e dënoj me forcë dhunēn e ushtruar nga forca të shumta policore ndaj artistëve,gazetarëve ,aktivistēve të aleancës në mbrojtje të teatrit, qytetarëve dhe politikanëve.
Ketë akt të shëmtuar e kanë dënuar edhe shumë organizma ndërkombëtarë si Organizata Europa Nostra, Ambasadorë,Konservatorët në Parlamentin Europian,Misioni i Bashkimit Europin në Shqipëri,
Kauza e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit është kauza e çdo shqiptari prandaj unë i bashkohem çdo përpjekjeje të tyre për shëmbjen e Tiranise,sepse janë dhunuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut .
Uragani popullor nuk do të ndalet deri në rrëzimin e diktaturës dhe fitores të demokarcisë për një Shqipëri si gjithë Europa!
*Deputete e pavarur, fjalimi i mbajtur dje në Kuvend