Krishtlindja/ FRESH i bashkohet Ecovolis, një pjatë më shumë për të varfërit

 

Kryetarja e FRESH, Joleza Koka, thotë se të rinjtë socialistë do të solidarizohen për tiu afruar të varfërve dhe të pastrehëve në Tiranë, mundësinë që edhe ata të festojnë festat e fundvitit.    

 “Çdo ditë duhet të jemi solidar por në prag festash edhe më shumë,” – shprehet Joleza.

“Aktivistët e FRESSH do i bashkohen nismës së Ecovolis për të Gatuar një pjatë më shumë në 25Dhjetor 2015-12:00,” – theksoi ajo, teksa Organizata humanitare Ecovolis ka ditë që ka lajmëruar aktivitetin e saj bamirës për të varfrit, me rastin e festës së Krishtlindjeve.     

Njoftimi i Ecovolis:  

Festat simbolizojnë gjithmonë bashkimin e familjes pranë një tryeze të ngrohtë. Për këtë nuk rreshtim së falenderuari Zotin që na ofron bujarinë e tij, familjen, për të mos u ndjerë vetëm . Por të pastrehët, të vetmuarve iu mohohet kjo gjë, çdo ditë të vitit.

Le të bëhemi ne familja e tyre për një ditë të veçantë. Le t’u ofrojmë shijen e shpresës. Të mos lejojmë që ata të ndihen ashtu siç ndihen çdo ditë, të braktisur.

Bota vuan më shumë për ndjeshmëri, sesa për një tryezë. Nëse ne do të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin, edhe jeta do të na e shpërblente me lumturi.

Ndaj më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve, gatuaj një pjatë më tepër dhe ofrojua këtë atyre që nuk kanë mundësinë të gjenden pranë një tryeze si ti.

Nëse keni dëshirë, ne dhe vullnetarët tanë do të gjendemi tek sheshi për njerzit për t’iu mirëpritur me pjatat tuaja, së bashku me korin e fëmijëve që do t’ju dhurojnë këngë krishtlindjesh.

Është ndjesia më e bukur e vitit, çasti kur duhet të ndjehemi më njerëzorë.

Është KRISHTLINDJE!

Lum ai që pati dhe e ndau me të tjerët!

SHKARKO APP