Kritiku Ben Blushi: Shqiptarët po përballen me korrupsion dhe brutalitet

 

Talenti Ben Blushi po shkelqen edhe ne letersi. Duke folur në festivalin e letërsisë, shkrimtari dhe njëkohësisht deputeti i maxhorancës, Ben Blushi, kritikoi mënyrën sesi po funksion vendi sot.

Duke analizuar pjesë të romanit “Shqipëria”, Blushi u shpreh se populllit shqiptar i mungon qëndresa dhe këtë e ka vërtetuar komunizmi që zgjati 50 vite dhe korrupsioni ,brutaliteti si dhe emigracioni me të cilin po përballemi sot.

Edhe pse është pjesë e maxhorancës deputeti, Ben Blushi, ngriti një sërë problemesh me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare.

Duke analizuar rezistencën e popullit shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë, Blushi u shpreh se tashmë po përballemi me një sërë sfidash si korrupsioni, emigracioni dhe brutaliteti.

Ben Blushi: “Duhet t’i kishim rezistuar më shumë të keqes, kjo do të na forconte identitetin e do të na jepte një shpirt qëndrese, që koha provoi që nuk e kemi në masën që duhet ta kemi. Sot që flasim jemi përballë varfërisë, korrupsionit, brutalitetit, padrejtësisë, pabarazisë, integrimit, emigrancionit, injorancës. Dhe nëse ka një popull në Evropë që ka arsye mos t’i pëlqejnë shumë gjera jemi ne, se nuk vidhet asnjë popull siç vidhemi ne, është e provuar me fakte”.

Blushi ngriti si shqetësim edhe largimin në masë të shqiptarëve në emigrim gjatë kohëve të fundit.

Ben Blushi: “Kjo është e papranueshme sepse nëse 40 mijë veta ikin për 6 muaj do të thotë në tetor janë bërë 100 e ca mijë zyrtarisht. Po mirë, a mendojmë ne nëse kjo ikje vazhdon çfarë perspektive ka ky vend, dhe në fund të fundit kush do i punojë tokat tona. E beson dot që pas 30 vjetësh nga 2 milionë që jemi sot këtu të jenë 1 milion?”

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Deti i Bardhë II” u organizua në Tiranë në datat 29-31 Tetor dhe solli pranë lexuesve shqiptarë, shkrimtarë nga shumë vende të Europës.

SHKARKO APP