Krokodili vret pastorin gjatë ceremonisë së pagëzimit

Një krokodil ka vrarë një pastor protestant, i cili do bënte një pagëzim pranë liqenit në Eiopinë jugore. Docho Eshete po zhvillonte ceremoninë për rreth 80 persona në mëngjesin e së dielës (3 qershor). BBC njofton se banorët dhe policia kanë zbuluar se krokodili ka kërcyer nga uji dhe ka sulmuar pastorin.

Ai vdiq pasi u kafshua në këmbë, në të pasme dhe në duar. “Pastori pagëzoi personin e parë dhe më pas kaloi tek një tjetër. Papritur, një krokodil kërceu nga liqeni dhe kapi pastorin”, tha banori lokal Ketema Kairo. Pavarësisht përpjekjeve të peshkatarëve dhe banorëve, jeta e pastorit nuk mund të shpëtohej.

Të gjithë morën rrjeta peshkimi që krokodili të mos merrte trupin e vdekur në liqen. Pas këtij momenti, zvarraniku u arratis.

SHKARKO APP