Kronikat e pushtimit gjerman 1943-’44

Në shtator të vitit 1943 trupat gjermane u futën në territorin shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia. Në kronikat e filmuara nga kameramanët e ushtrisë, të shfaqura në Gjermani dhe vendet e pushtuara apo aleate  të saj, si dhe në kinematë e Tiranës, shihet qartë se shqiptarët nuk i kanë pritur aspak me pushkë.

Por edhe pse luftën e kishin të humbur, që pas thyerjen në Stalingrad në shkurt të vitit 1943, edhe pse në 6 qershor të vitit 1944 Aleatët hapën frontin e dytë në Normandi, propaganda naziste bënte të vetën.

Në verën e vitit 1944, dhjetëra të rinj shqiptarë, nën tamtamet e miqësisë reciproke mes dy vendeve, dërgohen në Gjermani për studime verore universitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kameramanët e ushtrisë kanë përgatitur gjithashtu edhe një kronikë të gjatë që ndërton me nota përkëdhelëse historinë e lashtë dhe të re të Shqipërisë, duke dhënë edhe një panoramë të jetës dhe zakoneve të kësaj pjese të Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto dhe të tjera kronika të filmuara nga kameramanët e ushtrisë naziste për qëllime propagandistike, gjatë viteve 1943-1944, në Shqipëri dhe Kosovë, do të vijnë premierë të shtunën në mbrëmje (ora 22:15), në emisionin Abc/Story.

Kronikat e pushtimit gjerman 1943-44'

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?