Kryebashkiaku belg merr në mbrojtje familjen shqiptare/ Nuk pranon dëbimin nga qyteti

Kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette, nuk ka preferuar të zbatojë një vendim, që dëbon një familje shqiptare. Sipas “DH.be”, kryebashkiaku i ri, njëherazi edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, urdhëroi policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Rasti ka të bëjë me një familje shqiptare të vendosur në Charleroi prej 8 vitesh. Fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje. Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt, vendosi ta riatdhesonte atë.

Ky vendim u pasua nga një demonstrim solidariteti javën e kaluar në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër dhe mbështetës të dy shkollave shpallën publikisht mbështetjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi ai duke mbrojtur vendimin mori në favor të familjes shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?