Kryebashkiaku Veliaj “marton” PS dhe LSI

Djali i deputetit të kahershëm të PS Bashkim Fino, Redi, ka kurorëzuar lidhjen e dashurisë me bjonden bukuroshe Edlira.

Por, edhe nusja e re vjen nga një familje me baba politikan. Ajo është vajzën e anëtarit të LSI, Gëzim Podgorica.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili postoi foto në Instagram, të ceremonisë së celebrimit në ambjentet e Bashkisë.

Ka qenë vetë Veliaj që ka kurorëzuar çiftin e të rinjve dhe shoqëroi postimet me komentin:

“Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë! ”

“I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës! Të trashëgohen!”, përfundon Veliaj në postimin e tij.

Dasma u zhvillua më datë 12 dhjetor të këtij viti, ndërsa celebrimi u zhvillua datën e djeshme, me 27 dhjetor.

Jetë të gjatë e të lumtur çiftit!

SHKARKO APP