Kryemadhi në malin e Sharrit: Përrallë Kosove (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hequr kostumin zyrtar dhe po shijon bukuritë e natyrës. Kryemadhi ka uruar mirëmëngjes të gjithëve ndjekësve të saj me një video nga mali i Sharrit në Kosovë. ”Përrallë Kosove”,-shkruan Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së është fokusuar tek bukuritë natyrore të trojeve shqiptare, nga ku jep mesazhin se këto visare po zbulohen e po vlerësohen hap pas hapi.

”Mirëmëngjes nga lartësitë e malit të Sharrit, në Prevallë, Kosovë, mbi 1590 metra mbi nivelin e detit, vend i mahnitshëm, ashtu si shumë zona, troje, pyje, lumenj të cilat këtij vendi ia ka falur Zoti! Visare të natyrës, që fatmirësisht po i zbulojmë e vlerësojmë hap pas hapi”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

SHKARKO APP