Kryemadhi poston videon duke larë enët dhe bën 20 pompa
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka postuar në instagram një video ku tregon se si po e kalon karantinën. Kryemadhi ka pranuar sfidën që i ka bërë Daut Haradinaj dhe ka nominuar katër persona të tjerë. Të nominuarit e saj janë Olti Currin, Fiori Darsha, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Monika pasi përfundon larjen e enëve nis të bëjë pompa duke bërë 20 të tilla. Kjo duket një mënyrë e mirë se si të menazhosh kohën brenda në shtëpi, tashmë që koronavirusi ka detyruar shqiptarët të izolohen në banesat e tyre.