Kryeministri në SHBA, “plasin” batutat dhe memet: E imagjinoj Ramën nga farmacia në farmaci duke kërkuar për vaksinën

Kryeministri Edi Rama tha se është nisur për në SHBA për të takuar sy më sy prodhuesin e vaksinave kundër koronavirusit. Kaq është dashur dhe në rrjet ka shpërthyer ironia. Rama ka udhëtuar më të zakonshmin Arben Ahmetaj, por në rrjet mendojnë se më së shumti kanë shkuar për xhiro ose për të siguruar ndonjë dozë për vete.

Mos i humbisni këto batuta dhe meme:

AGIM XHAFKA

Rama vaksinat i di si biletat dikur te kinema “Republika”. Shiteshin të gjitha, po nja 50 copë i merrte Calja. I blinte me 20 lekë/copa dhe i shiste me trefish. Rama mendon se edhe për vaksinat do gjejë ndonjë Cale andej nga New Yorku. Po dhe në se nuk gjen di si ta dredhë. Do thotë, më bllokoi Saliu.

GENC SEJKO

E imagjinoj Ramën nga farmacia në farmaci duke kërkuar për vaksinën.

EDI OGA

Ndërkohë në Amerikë:

– Kam ardhur deri këtu për të kërkuar vaksina për shtetasit e mi!

– Vërtetë?! Nuk keni ju një adresë e-maili?!

ARMAND BAJRAMI

Shkova tek furra e bukës në lagje. Pata kontakt sy me sy me furrxhiun, por prape kërkoi lekët për bukën. S’më dha gjë falas.

/Syri.net

SHKARKO APP