Kryeministri shqiptar, ekspozitë në Mynih
Edhe pse prej dy vjetësh është në detyrën e kryeministrit, Edi Rama nuk heq dot dorë nga arti.
Një galeri e njohur gjermane ka njoftuar se nga 11 shtatori deri në 10 tetor, vizatimet e Ramës do të ekspozohen për t’u parë nga publiku gjerman.
Bëhet fjalë për galerinë "Kampl" në Mynih. Në faqen “online” të saj janë publikuar 78 krijimet e Ramës të përzgjedhura për t’u ekspozuar.
Shumica e vizatimeve janë krijuar mbi fletët e axhendës së tij të përditshme apo ftesave të ardhura për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme, gjatë viteve 2003-2013.
Por punimi i parë i Ramës që do të ekspozohet është ai mbi një kërkesë për t’u takuar në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës nga ministri i Shëndetësisë së kohës, Nard Ndoka