Kryeministrit i bien vetullat në transmetim live, videoja “thyen” rrjetin

Justin Trudeau është cilësuar si një prej kryeministrave më karizmatikë dhe më të pashëm në botë. Ai është mjaft bukurosh, por kohët e fundit, ose më saktë, gjatë 24 orëve të fundit, duket se ka lanë pak nam. Ose ndoshta ka fituar më shumë popullaritet, pas një video-aksidenti që i ka ndodhur teksa ka qenë në transmetim live. Atij i kanë rënë vetullat gjatë konferencës për shtyp, në krah të presidentit francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të G7.

Teksa ishte duke folur, askush nuk e kishte mendjen tek fjalët, por tek vetullat e kryeministrit, të cilat ishin duke rënë.

Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla fallco, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshkitën nga fytyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja është bërë menjëherë virale dhe është shpërndarë me qindra herë në internet.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?