Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin martohet me njeriun që ka ndarë jetën e saj për 16 vite

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, një nga më të rejat lidere të botës, u martua me njeriun që ka ndarë jetën e saj për 16 vite, njoftoi kabineti i saj.

”Sanna dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, sipas një deklarate të kabinetit.

Në llogarinë e saj personale në Instagram, 34 vjeçara postoi një foto ku shfaqej me një fustan të bardhë, tufë lulesh në dorë, me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen.

“Jam e lumtur dhe mirënjohëse që e ndaj jetën time me personin që dua”, tha ajo.

Në dhjetor, social-demokratja Sanna Marin u zgjodh kryeministre i Finlandës, vetëm 34 vjeçe.

Më i riu deri tani është Sebastian Kurz i Austrisë, 33 vjeç.

Në mes të korrikut u martua edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, pasi dasma e saj u desh të shtyhej disa herë, përfshirë edhe për shkak të një takimi të BE.

Frederiksen u martua me partnerin e saj, Bo Tengberg në një kishë të vogël në ishullin Mon në detin Baltik.

SHKARKO APP