Kryeministrja shtatzënë, burri merr lejen e lindjes (FOTO)

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern do të bëhen nënë. 37-vjeçarja e pamartuar pret me partnerin e vet fëmijën e parë, duke u bërë udhëheqësja e vetme e një vendi që lind gjatë ushtrimit të një mandati.

“Nuk më pëlqen që të më shikojnë si ndonjë grua me superfuqi, që bën gjithçka. Unë nuk po bëj gjithçka!”, deklaroi ajo.

Punët e shtetit janë më të rëndësishme se detyrat e partnerit të saj, Clarke Gayford, një producent dokumentarësh natyrorë. Jacinda thotë se do të mungojë në zyrën e saj vetëm pak ditë dhe detyrën e mrekullueshme të kujdesjes për fëmijën do ta bëjë partneri i saj, që do të marrë lejen.

SHKARKO APP