Kryeveprat e 900-ës do të ekspozohen për 3 muaj në Tiranë

“Për të shijuar kryeveprat e  artit roman nuk është nevoja të shkoni deri në Romë”. Kështu shkruan në Facebook-un e saj ministrja e Kulturës, e cila fton gjithë publikun kryeqytetas të bëhet pjesë e  ekpozitës së veçantë, e cila do të qëndorjë e hapur nga 16 janari deri më 2 prill 2017.“S’ka nevojë  të shkoni deri në Romë, për #Roma900. Punohet intensivisht dhe investohet në Galerinë  Kombetare të  Arteve për të shpalosur kryeveprat tashmë pak hapa larg, këtu në  Tiranë duke filluar nga data 16 janar. Ndërkohë përgatitet skuadra e edukimit kulturor që për 3 muaj do të mirëpresë nxënësit e shkollave me një program të dedikuar për fëmije e të rinj”,- shkruan Kumbaro, e cila zbulon edhe disa foto nga instalimi i këtyre veprave në GKA.

100 kryeveprat e autorëve italianë të piktorëve të njohur romanë janë përzgjedhur nga fondi prej 3000 veprash të Galerisë së Artit Modern në Romë. Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton përmes kulturës artistike e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX-të.

Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla (Ritratto di Nathan, 1910 – Portreti i Nathan-it), Carlo Carrà (Partita di calcio, 1934 – Ndeshje futbolli), Giorgio de Chirico (Combattimento di gladiatori, 1933-1934 – Ndeshje gladiatorësh), Filippo de Pisis (Natura morta – pesci e bottiglia, 1925 – Natyrë e qetë – peshq dhe shishe), Giuseppe Capogrossi (Giuochi del 1935 – Lojëra), Renato Guttuso (Tetti di Roma, 1957-59 – Pullazet e Romës) e Adolfo De Carolis (Donna con fiori – Nudo di donna con rose, 1910 – Grua me lule – Nudo gruaje me trëndafila).Kryeveprat romane, një koleksion i çmuar nga 60 autorë të ndryshëm  sjellin të gjallë evolucionin e gjuhëve artistike të kohës duke kaluar nga Simbolizmi tek Futurizmi dhe nga Klasicizmi deri tek Abstraksioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?