Ksamili, një prej destinacioneve më magjepsës të 2018-ës

“The Points Guy” është portali më i famshëm amerikan i udhëtimeve, i cili cakton destinacionet verore që duhet të vizitohen medoemos këtë verë.

Mes disa prej plazheve më të bukura të Europës, renditet edhe plazhi i Ksamilit.

Portali e krahason rivierën shqiptare me atë italiane dhe franceze. Ishujt e Ksamilit cilësohen si një koleksion simpatik vendesh të pabanuara.

“The Points Guy” shkruan:

Riviera shqiptare është po aq e mrekullueshme sa riviera italiane e franceze. Ishujt e Ksamilit janë një koleksion simpatik ishujsh të pabanuar, në të cilat shkohet me varkë.”
Shfletoni galerinë për të parë destinacionet europiane të zgjedhura nga kjo faqe për këtë sezon veror.

SHKARKO APP