Kthesë në Oksford, tani vajzat janë më shumë se djemtë!

Pas 8 shekujsh! Deri në vitet ’70, dominimi mashkullor ishte total

U deshën 800 vjet histori, një mijë duke marrë në konsideratë rrënjët e pararendësve, por në fund gratë e bënë atë: në vitin 2017 ata i kapërcyen burrat sipas numrit të hyrjeve në sallat e Universitetit prestigjioz të Oksfordit, shenjtërores së kulturës Akademike angleze dhe evropiane.

Kjo është zbuluar nga të dhënat e azhornuara vitin e kaluar nga UCAS, një organ që merret me procedurat për qasje në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Një pikë kthese historike, pas një marshi shumë të gjatë: edhe nëse gjithçka duhet të konsolidohet, sipas asaj që pranojnë të njëjtat burime të institucionit. Numrat në çdo mënyrë shënojnë një kthesë, që vërteton, si në 2017-ën universiteti i ka ofruar mundësinë për të konkurruar për regjistrim 1.275 vajzave ndaj djemve 1165. Dhe në testet përfundimtare, në vjeshtë, ai pranoi 1.070 gra dhe 1.025 burra. Një parakalim i papritur, duke parë se “konkurrenti” Cambridge, shtylla tjetër e elitës së Akademisë britanike, nuk mund të mburret, pavarësisht zvogëlimit të hendekut gjinor në terma minimalë, sipas vlerësimeve të zhvilluara nga UCAS për të njëjtën periudhë.

“The Times” thekson se ka kaluar shumë shekuj që Oxford – i themeluar zyrtarisht në 1231 mbi themelet e një studimi të hershëm mesjetar që datojnë që 1096 – u përuruar nga Lady Margaret Hall: “këndi” e tij i parë i rezervuar për gratë, në kohën e atëhershme, ishte i autorizuar për të ndjekur disa kurse dhe jo për t’u diplomuar. Për të arritur te titujt studimorë për femrat në vitin 1920, pa llogaritur që auditorët mbetën të hapura  për studentët meshkuj deri në fillim të viteve 1970.

Por në vitin 1974, u hap drita e gjelbër për gratë e kolegjit të parë ‘oxfordian’.  Asgjë nuk ka të bëjë me realitetin e sotëm, të shënuar nga një rritje e pranisë së femrave në kuadër të Fakultetit dhe krerët e fakulteteve me gratë në krye.

Të dhëna, që në anën tjetër nuk e bëjnë euforinë të thërrasë. “Janë pozitive, por është shumë shpejt për t’i interpretuar ato si një trend, duke pasur parasysh se në rastin e mbishkrimeve të reja ata i referohen një viti të vetëm” komentoi me kujdes një nga zëdhënësit universitar cituar nga “The Guardian”.

Ndërsa profesor Les Ebdon, drejtor i Zyrës për barazi në qasje në arsimin e lartë në Angli, vuri në dukje se episodi ‘parakalimi’ i Oksfordit nuk është i mjaftueshëm për të shëruar trashëgiminë e së kaluarës në një vend që përshkohet ende nga pabarazi të thella.

Pabarazi, që kanë arsye të shumta dhe komplekse,” sipas Ebdon, i bindur se “ndryshimi” i ritmit nuk mjafton të japë shpresë për të gjithë ata që vazhdojnë të “lihen jashtë” padrejtësisht. Nga gardhi i privilegjuar i ‘Oxbridge’ dhe më gjerë…

SHKARKO APP