Ku është dashuria sipas Hetem Ramadanit, në tru apo në zemër?

Në emisionin “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora medituesi Hetem Ramadani tha se dashuria është gjithkund, është dëshira për të qenë.

Ramadani: Dashuria ëhstë ndokund. Dashuria trashendenton. Në gjendje dashurie nuk mendon se çfarë ke, por je. Në këtë gjendje, me shpejtësi maksimale e bën dashuria. Kur je i dashuruar nuk e shikon orën. Dashuria është dëshira për të qenë. Dashuria nuk ndodhet në tru, prandaj nuk themi që ma theve trurin.

360 Gradë - Ku është dashuria sipas Hetem Ramadanit, në tru apo në zemër?

Medituesi Hetem Ramadani tha se dashuria dhe tradhtia nuk rrinë bashkë, pasi ai që dashuron nuk tradhton.

Ramadani: Dashuria dhe tradhtia janë dy gjendje, ai që dashuron nuk tradhton. Në konceptin themelor në dashuri, kur e do dikë nuk do asgjë tjetër. Në realitet kur kemi dëshira të paplotësuara, nuk janë realizim i dëshirës. Në momentin kur e realizon një dëshirë lind tjetra. Këto janë nga niveli i mendjes.

Zheji-Ramadani: Çfarë është martesa? Ja përgjigja e medituesit

Medituesi Hetem Ramadani tha se martesa është një test i madh jetësor.

Zheji: Martesa është një e keqe e domosdoshme, apo një marrëveshje borgjeze, sikurse thoshte Engels. Në doktrinën tuaj ku qëndron?

Ramadani: Martesa, rrokjet janë marr dhe test. Është një testim i madh jetësor, që nëse ke fat nuk bëhesh filozof, nëse nuk ke kalon në dopomina, në një gjendje stresi, prandaj shemben shumica e martesave, se duam ta ndërrojmë atë që kemi marrë. Pas testit duam të marrim një tjetër. Nuk jemi të plotësuar. Nëse e ke gjetur partnerin e jetës, atëherë ke lumturi, nuk ke kërkesa dhe nuk linda tradhtia.

Ramadani tha se sëmundja është humbja e inteligjencës së qelizës.

Ramadani: Mungesa e shëndetit që varet nga një sistem i tërë që është se si e mirëmbajmë qelizën. Për me mirëmbajtur qelizën duhet ta ushqejmë atë me atë që ka nevojë, me meditim, e atëherë sikur terri nuk ekziston. Sëmundja mund të quhet injorancë e trupit, humbja e inteligjencës së qelizës, që është sëmundje.

Këshilla e Ramadanit. Nëse duam t’i shtojmë jetën vetes, duhet të hamë pak

Medituesi Hetem Ramadani tha se nëse duam t’i shtojmë jetën vetes, duhet të hamë pak.

Ramadani: Nëse duam ta zgjasim jetën tonë me 30-40%, duhet ët hamë pak. Teknologjia dhe propaganda na ka rritur horizontalisht, jo vertikalisht. Në SHBA 60% e personave janë obezë. Ajo është rritje horizontale, jo vertikale. Shiko fëmijët sot. Ata po rriten horizontalisht.

Frika nga Covid-19? Ramadani: Të investohet në mirëushqyerje dhe jo te vaksina

Ramadani tha se në raport me Covid-19 nuk duhet të fokusohemi te vaksina, por te mirëushqyerje dhe stili i jetës.

Ramadani: Edhe ku virusi tregoi që njerëzit që janë ushqyer mirë, nuk kanë asnjë pasojë nga ai. Problemi është kequshqyerja. E kam thënë që askush nuk po vdes nga virusi, por fokusi duhet të jetë në ndërrimin e ushqimit e në stilin e jetës. Gjithë këto miliarda, po të investohen në stilin e jetës, ku është edhe ushqyerja për të varfrit. Fokusimi te vaksina nuk është zgjidhje.

SHKARKO APP