Ku është ministria e Kulturës?

 

 

Vetëm tre ditë para 144-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, ndërtesa dy katëshe ku ai ka jetuar rrezikon shembjen. Kati i parë i saj, është kthyer në magazinë nga fshatarët e Fishtës, ndërkohë që ndërtesa mban statusin Monument Kulture i kategorisë së parë.

Ky projekt qëndron prej 13-muajsh para shtëpisë ku ka jetuar At Gjergj Fishta, në pritje të Ministrisë së Kulturës për t’i hapë rrugë zbatimit.

Ndonëse është trajtuar gjerësisht në media degradimi i shtëpisë së Fishtës, sot ajo është kthyer në magazinë të prodhimeve bujqësore.

Vetëm pak ditë nga 144-vjetori i lindjes të shkrimtarit, poetit dhe filozofit shqiptar, shtëpia Monument Kulture i kategorisë së parë, rrezikon shembjen.

Paulin Zefi: “Është totalisht e pafalshme, e papranueshme, e pakonceptueshme që Ministria e Kultrës akoma pas 13 muajsh nuk ka dhënë një përgjigje. Janë me dhjetra shkresa që nuk arrij ti mbaj mend që ja kam dërguar Ministrisë së Kulturës, plus takimeve me drejtues të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër dhe takime personale me vetë Ministren Mirela Kumbaro dhe deri tani nuk kam marrë akoma përgjigje konkrete”.

Për të afërm të Fishtës dhe studiues të zonës, është absurde harresa në 25 vite demokraci.

“Janë mbledh njerëz, kuadra të shtetit, deputetë dhe dy Presidentë kanë ardhur atje dhe nuk është bërë asgjë”.

Ndonëse një shqiptar i Kosovës është vetëofruar financiarisht për restaurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës , deri tani nuk ka marrë aprovimin e Ministrisë së Kulturës.

SHKARKO APP