Ku po shkojnë paratë e shqiptarëve?
“Do krijojmë shtet ligjor të vërtetë, të fortë, funksional, që do t’i detyroje bosët e krimit, trafiqeve, korrupsionit të kërkojne fshehje e shpëtim nëpër vrimat e minjve”.
Por zgjedhjet e 2013-ës sollën në Parlamentin e Shqipërisë eksponentë të krimit të organizuar shqiptar, të dënuar në vendet e Bashkimit Europian, trafikantë dhe “biznesmen” të korruptuar, deri edhe te akuzuar per vrasje jashte vendit.
Politika shqiptare, me angazhimin direkt të ambasadorëve të shba dhe be mundi të bashkojë votat e të e të miratojë reformën më të thellë kushtetuese në 2016. Por jo gjithcka ka shkuar si duhet deri më sot. U nis me vettingun….qe perfundoi keshtu: Por le te ecim me tej. Ne analizat e ministrisë së drejtësisë në vititn 2019 parashikohej se vënia në jetë e kësaj reforme do tu kushtonte taksapaguesve rreth 98 milionë Euro.
Por sa efikase po shfaqen organet e reja te drejtesise ne aferat qe kane kushtuar qindra miliona euro, apo ne ndeshkimin e krimit zgjedhor ?
Gazeta gjermane Bild publikoi përgjimet e krerëve të PS-së, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja dhe vet Edi Ramës teksa aplikonin vjedhjen e zgjedhjeve. Dhe ne fakt veshtiresia e Spakut per te vepruar mbi zyrtare te shtetit u duk qartë. SPAK-u nuk arriti të hetojë zyrtarë qeveritarë të nivelit të lartë, duke hequr dorë nga dosja “184”, duke e transferuar në prokurorinë periferike të Dibrës.
Sa për dosjen e famshme 339, e lidhur me banden e Avdylajve dhe ndikimin e saj ne zgjedhje, ajo u shfry ndersa SPAK-u shpalli moskompetencën duke ia kaluar dosjen prokurorisë së Durrësit. Nga 21 komisionerët e zgjedhjeve në Shijak vetëm 3 komisionerë u dënuan me burg. SPAK e shenjoi veten edhe kur preu fletearrestet per dy ish komisionerë zgjedhjesh te ndare nga jeta. Nëse një prokuror nuk e di se personi qe po heton eshte i vdekur, cfare hetimesh ka kryer ai? A mund te cilesohet hetim i pavarur dhe gjitheperfshires, ai i dosjes 339 ne keto kushte?
SPAK pushoi hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, pas videos së publikuar në muajin janar ku pretendohej se shfaqej duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali. Kjo klimë ka bërë që në vend të merret me sportivitet blerja e votës, akuzat për vjedhje, apo reformat, qe tashme frymezojnë vetëm meme.
Ndëshkueshmëria mbetet ende tabu. Në misionin për të bërë transparencë mbi lidhjet e politikës dhe pushtetit me krimin, shpërdorimin e parave të buxhetit për interesa klienteliste ne si gazetarë ndeshemi me institucione që shkelin ligjin per të drejtën e informimit, ato nuk japin informacione të plota. Ndaj do t’i referohemi në vijim atyre informacioneve që kanë mundësuar institucione ende te pakapura, apo investigime te guximshme kolegesh.
Po e nisim nga fundi. Qeveria Rama dhe opozita prej ditësh janë në një përballje te forte mbi faturën financiare dhe destiancionin e parasë publike të dhëna nga buxheti i shtetit për 3 PPP për inceneratotër e fierit, elbasanit dhe tiranës.
Një tjeter skandal, ai i dy kontratave të ndryshme të rruges Milot-Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. miratimi i një kontrate me dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore. A reagoi drejtesia?
Për të mos folur për mungesë transparence mbi studimin e fizibilitetit. Kjo ndodhi edhe me projektet e inceneratorëve, ku gjithcka u përgatit nga privati në mënyrë te fshehtë dhe korruptive. Studimi i fizibilitetit u falsifikua per te rritur faturen e buxhetit. Ndërkohë që taksapaguesit po paguajnë faturat, në ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Financave askush nuk di të thotë se sa do të shkojë kosto perfundimtare, që do të paguajë buxheti i shtetit per inceneratoret. Nuk dime cilet jane pronarët realë që deri më tani kanë futur në xhepa 75 milionë euro, pa trendera dhe pa garë, tek i njëjti person që nuk kishte as fonde, as pervoje e aq me pak garanci.
Sytë janë nga drejtesia, por provat ende mungojne per nje dritez shprese ndeshkimi. Skema e këtij skandali ngjan me ate tek unaza e re: qeveritarë që nxjerin para nga buxheti për projekte, ia kalojnë ato investitorëve të regjistruar në parajsa fiskale, duke ndare fitimet. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, publikuar më 29 prill 2019, ”për periudhën 2014-2018, pra në vetëm 5 vjet janë konstatuar në total plot 198.1 miliardë lekë dëme. Kjo do të thotë se me ardhjen e qeverisë socialiste në krye të vendit abuzimet me fondet publike janë rritur me 5.1 herë.
Sa ka mundur drejtësia të peshkoje ne rezervuarin e ketij abuzimi?
PPP kanë qenë gjithnjë në shënjestër të opozitave në shqipëri. I tillë ka qenë dhe koncesioni për sterilizimin e pajisve kirurgjikale, ppp që u depozitua ndër të parat në spak. Një koncesion i dhënë që në dhjetor të 2015 u kushton qytetarëve miliona euro në vit, e shpesh është ngritur me shqetësim dhe rritja e pajustifikuar e vlerës së tij në një vit. Kështu në një raport të vitit 2018 KLSH vëren se për PPP e sterilizimit vlera e shërbimit është rritur 954 milionë lekë ose 84% krahasuar me 2017-n.
Dosjet në SPAK shtohen e po ashtu dhe dëmi i pretenduar për buxhetin e shtetit. Këhstu në syrtaret e SPAK qëndron dhe koncesioni i check up-it.
Janë 7 akuza të ngritura nga opozita për zyrtarë dhe ish zyrtarë në gjithë procedurën e dhënies së këtij koncesioni. Ne vitet e para të zbatimit të këtij koncesioni numri i kontrolleve ishte shumë herë më i vogël se sa parashikimet dhe qeveria shqiptare duhej të paguante per një shërbim që nuk ishte dhënë. Një fakt i tillë është denoncuar edhe në raportet e KLSH në vitin 2018, i cili gjeti dëm të rëndë për financat publike.
Sikur te mos mjaftonte Check Up-i nuk u vu ne funksion te pandemise covid-19 , sepse po te vihej mund te cenoheshin fitimet e koncesionit. Ai u pezullua duke u zgjatur automatikisht me te njejten periudhe. Keshtu fitimet e Check Up-it u garantuan te paprekura per te gjithe jetegjatesine e kontrates. Vetëm në dy vjet aksioneret pesefishuan kapitalin e tyre permes fitimeve. Kontrata ka shlyer veten dyfish qe ne vitin e pare.
Dhe nuk kane te sosur skandalet me parane publike…Pak ditë më parë me shpejtesi marramendëse parlamenti kalon ligjin e ri per metrologjine, i cili zgjeron koncesionin e pompave te karburanteve duke shtuar kontrollet. Kesisoj po behet gati koncesioni i katert me te njejtin objekt. Cdo kontroll i pompave nga koncesionari do te tarifohet me 60 euro. Kompanite qe tregtojne karburant kete koso do t’ja u percjellin qytetareve ne cmimin e naftes. A do te reagojë Drejtesia e re?
Pak kohe me pare, Autoriteti Portual i Durresit hapi nje tender 30 milione euro per te dhene menaxhimin dhe operimin e terminalit te konteniereve tek privati per 5 vjet. Kompania private nuk ben asnje investim dhe asnje shpenzim mirembajtje te infrastruktures se Portit. Pra permes ketij koncesioni, Autoriteti Portual ka transferuar te gjithe fitimin e nje ndermarrje publike tek nje biznes privat. Por ketu ka edhe me. Sipas ligjit cdo procedure prokurimi me vlere mbi 1 miliarde leke duhet te jete e hapur dhe nderkombetare per te ulur kostot per qytetaret. Por ne vend te tenderit te hapur nderkombetar qe dikton ligji i prokurimeve, Autori Portual i Durresit ka zgjedhur nje procedure te kufizuar, thuajse prokurim te drejteperdrejte. E gjithe kjo procedure zhvillohet brenda vetem 20 diteve duke zhbere konkurrencen ne nje gare te paracaktuar.
Çështja e Teatrit Kombetar me shkeljet e panumerta nga nje zinxhir zyrtaresh ndodhet ne sirtaret e Spak-ut. Ligje speciale te gatuara enkas per nje fitues te paracaktuar, ne nje gare te munguar e me kosto te fryra. Formulat shtohen ne perpjestim me abuzimet. A do te nise Spaku hetime per demet e shkaktuara nga gjyqet e arbitrazhit? 260 milione deri me tash, por qe priten te shtohen ne vijim…Demet kryen nga zyrtare shteterore, por kostot i paguajne shqiptaret me breza.Asnje pergjegjesi ligjore, asnje risk.
Nëse ky eshte produkti i Drejtesise se Re, sa gjasa ka qe kjo prokurori te hetoje me seriozitet ceshtjet e medha te korrupsionit ne Shqiperi?
Por vetëm pak ditë më parë Kryeministri shqiptar do t’i tregonte SPAK-ut, krenarisë se reformes ne drejtesi, reforme e financuar nga taksapaguesit amerikane e europiane udherrefyesin e punes se vet: “Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë.”
Editoriali i emisionit “Tempora”, Ora News