Kufomat e ngrira, rikthehen në jetë pas 50-100 vitesh

Dennis Kowalski, presidenti i Institutit Cryonics në Michigan beson se shkencëtarët mund të ringjallin një kufomë brenda 50-100 viteve. Sipas tij, përdormi i qelizave burimore për të riparuar qelizat dëmtuese, mund të ndihmojë në ringjalljen e pacientëve të ngrirë, madje të duken edhe më të rinj seç ishin para se të vdisnin.

Ai gjithashtu vazhdon i bindur se njeriu i parë i ngrirë mund të ringjallet brenda 50-100 viteve të ardhshme. Instituti Cryonics në Michigan, është një organizatë që ofron shërbime të ngrirjes njerëzore për 28,000 dollarë për person (20,200 paundë). Rreth 2,000 njerëz kanë vënë emrat e tyre për të ngrirë kriogjenisht nga instituti Z. Kowalski dhe më shumë se 100 kafshë shtëpiake dhe 160 njerëz janë ngrirë tashmë në laboratorin e tyre.

“Pas arrestit kardiak, ju keni rreth 5 minuta deri në gjysmë ore për të ringjallur dikë”,– thotë Kowalski. Por kjo varet nga temperatura dhe për sa kohë ata janë gjallë. Kowalski tha se puna e tij konsiston në zgjatjen e hulumtimit të qelizave burimore dhe se qelizat burimore mund të injektohen në pacientë të ngrirë në mënyrë kriogike për të ndihmuar në riparimin e qelizave të dëmtuara.

“Ata nuk do të injektohen me qelizat burimore tradicionale derisa ato ngrihen. Kjo duhet të ndodhë kur ata kanë filluar proçesin e ngrohjes dhe qelizat staminale të reja, do të jenë shumë më ndryshe nga qelizat staminale që kemi sot. Po përpiqemi të ruajmë ADN-në dhe mendjen tuaj. Nëse deri më tani arritja më e madhe ishte klonimi juaj, duhet të kuptojmë se do të dukeshit identik por sërish do të ishte një person tjetër’, – u shpreh Kowalski.

Cryonics, i njohur edhe si cryogenics dhe cryopreservation, është arti i ngrirjes së një trupi të vdekur ose pjesëve të trupit në mënyrë që ato të ruhen. Instituti Cryonics deklaron se vdekja absolute mund të thuhet të ndodhë vetëm kur informacioni thelbësor i trurit është shkatërruar.

 

SHKARKO APP