Kujdes me diellin! Këshillat për të shmangur infeksionet në pishina

Me rritjen e temperaturave, shtohen infeksionet bakteriale dhe djegia e lëkurës si pasojë e ekspozimit në diell.

Erjona Shehu, dermatologe thotë se është e nevojshme të tregohet kujdes nga frekuentuesit që nga qëndrimi në shezlon  apo kontakti me ujin e pishinave.

“Sidomos infeksionet bakteriale të cilat mund të vijnë nga frekuentimi i pishinës, që në fund të ditës rezultojnë me daljen e disa elementëve në lëkurë që janë të kuq, të ngritur mbi nivelin e lëkurës dhe në fund fare mund të përfundojnë me një pikë të bardhë,” tha dermatologia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e shohin si rrezikshmëri edhe përdorimin e kremrave nga shitësit ambulantë e ndaj propozojnë blerjen e tyre në farmaci.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Padashur që të dëmtoj njerëzit që mbijetojnë falë kësaj pune, por bëhet në temperatura shumë të nxehta,e kalon temperaturën 25 gradë celcius që është edhe temperatura e denatyrimit të një produkti kimik dhe për pasojë produkti në vetvete nuk e realizon mbrojtjen,” tha Shehu.

Domosdoshmëri për mjeken është që aktorët që funksionojnë  në mirëmbajtjen e këtyre ambienteve të ndërveprojnë e të rritet ndërgjegjja personale.

“Çfarë do donim ne të merrnim nga një ambient, çfarë nuk do donim ne të na rrezikonin bashkë-përdoruesit e këtij ambienti, të njëjtën gjë do duhet të bëjmë edhe ne për  të tjerët,” tha Shehu.

Mjekët, për higjienë, rekomandojnë dush përpara futjes në pishinë, sidomos për fëmijët.

“Shumë e rëndësishme është edhe prezenca e një dushi që do jetë aty për aplikimin ën masë nga përdoruesit e pishinës. Nëse merren fëmijë të vegjël brenda në pishinë, dhe fëmija është mbajtës i pampersit, duhet të hiqet pelena, të shpëlahet fëmija dhe pastaj të futet në pishinë, duke qenë se frekuentohet nga të gjitha moshat,” u shpreh mjekja.

Këshillohet gjithashtu  ruajtja nga dielli, sidomos në oraret 10.30-16.30, atëherë ku arrihet piku nga temperaturat e larta. /Ora News

Nis sezoni veror, dermatologët: Mirëmbajtja e pishinave, mund të shmangë infeksionet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?