Kujdes me lojërat elektronike, psikologët: Kufizoni kohën për fëmijët

Lojërat elektronike me përmbajtje aksion janë të preferuarat e adoleshentëve. Të intervistuar ata shprehen se argetohen dhe të tilla lojëra u japin adrenalinë. Sociologët dhe psikologët janë të mendimit se fëmijët, por dhe adoleshentët duhet të kenë një kohë të kufizuar për të luajtur.

Lojërat e fëmijëve në internet janë kthyer në një shqetësim të shtuar për familjet. Por vetë të rinjtë shprehen të pashqetësuar, duke i konsideruar lojra të kohës së tyre.

Për sociologen, Katerina Mullalli, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos për lojërat me aksion që sipas saj ndikojnë negativisht në zhvillimin e personalitetit të tyre.

“Lojërat teknologjike dëmtojnë personalitetin e fëmijës, bëhet më agresiv, ka jetë pasive. Gjithashtu përmes këtyre lojërave ata njohin dhe njerëz të panjohur dhe mund të abuzohen.”

Për sociologun, Edmond Dragoti, lojërat i ndihmojnë fëmijët në zhvillimin mendor, madje i mëson adoleshentët me faktin se jeta ka dhe të tilla dukuri.

“Lojërat elektronike janë tregues i përshirjes së teknologjisë në jetën tonë. Në rastet kur lojërat stimulojnë agresivitetin, dhunën , vrasjet jo vetëm u mësojnë fëmijëve që në jetë ka dhe ngjarje të tilla dhe ata do të ndeshen me to. Por kur bëhen pjesë e vazhdueshme e aktivitetit të fëmijës bëhen të dëmshme dhe rrezikshme për to”.

Sociologët dhe psikologët janë të mendimit se fëmijët, por dhe adoleshentët duhet të kenë një kohë të kufizuar për të luajtur.

Ora News - Kujdes me lojërat elektronike, psikologët: Kufizoni kohën për fëmijët

SHKARKO APP