Kujdes ministër se të duket koka!

Nga Ylli Dylgjeri –
Kjo është një nga “arritjet” më të mëdha të Lleshit:
Polici për herë të parë do mbaj një TV digital mbi kokë e prape do ti duket koka. Lleshi i policise me kete blerje më kujtoi sot edhe një ndodhi:

Dy hajdute Hasani dhe Hyseni shkuan të vjedhin
një shtëpi!
Hasani u fut brenda, Hyseni ruante jashtë .
E sheh një polic Hysenin dhe i afrohet:
Çpo ben naten para shtepise se botes?
-ja po shkruaj një poezi.
-pa ma lexo atë poezi!
-se kam mbaru hala, por po ti lexoj keto 2 vargje që kam bërë:
Lart është qielli ,
poshtë është toka ,
kujdes o Hasan
se të duket koka!

Edhe Lleshit i duket koka paçka se do ta mbuloj me kapele 350 euro. Për ta thënë me thjesht po Ju jap edhe kostot e uniformave të policise në kohën kur isha Sekretar i Përgjithshem në MR :
Në vitet 2000- 2004 kur bëheshin tenderat e uniformave të policisë në Rep.100, 1 kostum policie i prodhuar në Kinë, pa logjistike, nuk kostonte më shumë se 4 USD. Tenderi u fitua me 25 USD kostumi dhe u bë skandal ne MR!!! Kostumet nuk u bëne hyrje ne magazine dhe çështja shkoj në gjykate.
Sot vetëm kapelja ka kushtuar 350 euro!!!
Imagjinoni sa kushton polici i terë?

SHKARKO APP