Kujdes nga kjo lule/ Vajza drogohet aksidentalisht teksa po e nuhaste
Të nuhasësh një lule është një dëshirë e papërmbajtshme, për shkak të aromës dhe freskisë që kanë. Por mesa duket jo të gjitha lulet duhen nuhatur, pasi ky veprim mund të jetë i rrezikshëm. Këtë ka zbuluar një këngëtare dhe Tiktokere e famshme. Raffaela Weyman e cila publikoi një video në platformën e saj për të diskutuar përvojën e saj të tmerrshme pasi nuhati një lule të verdhë, e cila në pamje të parë dukej normale.
Në video, Weyman, e njohur si @songsbyralph në rrjetet sociale, shpjegoi se ajo dhe shoqja e saj më e mirë teksa po shkonin në shtëpinë e një shoku, ndaluan për të nuhatur një lule.
Fatkeqësisht, kjo nuk ishte një lule e zakonshme dhe menjëherë sapo e nuhatën patën disa ndjesi të çuditshme. Ajo thotë se nuk e dinim që po nuhasnim një nga drogat më të frikshme në botë. Weyman shpjegon se pasi nuhatën lulen, ata shkuan në festën e mikut të tyre, por u desh të largoheshin pasi ndiheshin shumë keq.
“Kur shkova në shtëpi dhe rashë në gjumë, pashë ëndrrat më të çmendura dhe përjetova paralizën e gjumit për herë të parë në jetën time. Më vonë kërkova informacione se çfarë ishte kjo lule dhe më rezultoi se lulja është super helmuese dhe ne aksidentalisht e droguam veten”, shpjegoi ajo në video.
Lulja është një burim i “burundanga”, i njohur gjithashtu si ‘Fryma e Djallit’ , një narkotik halucinogjen dhe potencialisht vdekjeprurës.
Thithja e lules në doza tepër të mëdha mund të sjellë pasoja vdekjeprurëse. Për fat të mirë, duket se disa përdorues të TikTok ishin tashmë të vetëdijshëm për rreziqet. Po kështu, mijëra që nuk e dinin mund të shikojnë videon dhe të mësojnë nga gabimi i Weyman.
Burimi: Unilad / Përktheu dhe Përshtati: Koha Jonë