Kujdeset 13 orë në ditë për të moshuarit me koronavirus, adoleshentja: Duhet ta kuptoni sa e rëndë është situata

Një adoleshente angleze e cila punon në repartin ku ndodhen pacientët me koronavirus ka ndarë një foto të sajën në përpjekje për për të sensibilizuar anglezët që të qëndrojnë në shtëpi.

19-vjeçarja Lucy Hutchings punon 13 orë në ditë duke u shërbyer pacientëve të moshuar me koronavirus. Disa prej pacientëve të saj janë në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hutchings punon si asistente e mjekëve në Spitalin Gjeneral Southampton, dhe tregoi se spitali ku ajo punon së shpejti nuk do të ketë më as pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor. Ajo është e shqetësuar për situatën që mund të krijohet nëse numri i pacientëve rritet në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë prej reparteve në spitalin ku ajo punon, përfshirë dhe të sajin, janë mbyllur dhe janë vënë në dispozicion të pacientëve me Covid-19.

Lucy thotë:

“Ne kemi këtu njerëz që janë në gjendje të rëndë dhe njerëz që nuk kanë nevojë për ventilatorë. Shumica e pacientëve që kanë nevojë për oksigjen janë në të gjashtëdhjetat apo nëntëdhjetat. Mund ta shohësh në sytë e tyre që disa prej tyre janë duke vuajtur, ata mund të thonë që janë mirë, por nuk është e vërtetë. Është shumë e trishtë të shohësh njerëz me virusin…”

Hutchings thotë se sa më shpejt që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e të ndenjurit brenda, aq më shpejt kjo situatë do të përfundojë. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?