Kujdesi i posaçëm për shtatzënat pas tërmetit

Nga: Prof.Gjergji Theodhosi, Dr. Arjan Hamiti

Shtatzenia eshte nje periudhe e rendesishme dhe e vecante ne jeten e gruas dhe gjithashtu ne ndikimet e mundeshme ne jeten dhe zhvillimin e pasardhesit. Shtatzenia paraqet problemet e veta dhe keron nje kujdes te vecante edhe ne cdo situate sado e ekuilibruar te jete ajo. Shtatzenia si nje periudhe e vecante e jetes se gruas, shoqerohet edhe normalisht me ndrysshime te thella enzimatike, hormonale dhe vecanerisht te qarkullimit te gjakut, per vecantite e stabilizimit tedy sitemeve qe kerkojne harmoni te specifikuar qe te realizohet mbeshtetja e posacme e qarkullimit te embrioni dhe fetusi.
Edhe ne konditat normale te zhvillimit te shtatzenise, pa faktore te tjere qe mund te nderhyjne ne zhvillimin e embrionit e me tej fetusit, kerkohet vemendje e vecante dhe ndjekje e rregullt periodike si e nenes dhe shendetit te saj po ashtu edhe e pasardhesit. Edhe ne zhvillimin e shtatzenise pa pasur ndikime te vecanta me potencial te ndjeshem eventualisht demtues, kerkohet ndjekja periodike e gjendjes se shtatzenes dhe pasardhesit sipas protokoleve te stabilizuara per kete ndjekje klinike, laboratorike dhe ekografike sistematike.

Bazuar ne vleresimet e Organizates Boterore te Shendetesise, shtatzenia e cila zhvillohet gjate 180 diteve, ka vevori specifike ne te tre tremujoret: I pari; I dyti dhe I treti, dhe gjithashtu vleresoht edhe mosha e shtatzenie deri ne 20 jave zhvillimi te fetusit, kur nderprerja aksidentale e saj para javes se 20 te saj, vleresohet se fetusi eshe realisht i pajetueshem dhe se pas javes se 20-te ne fakt ne se nderpritet shtatzenia, ajo vleresohet si nje lindje e parakoheshme. Keshtu nje femije i lindur per shembull nga shtatzenie e zhvilluar deri ne 21,22,14 jave, konsiderohet si femije i lindur parakohe i cili ne rrethana ten je sherbimi te specializuar duhet te jetoje.  Ne mundesite aktuale te vendit tone, parakohshmeria per qellime statistikore vleresohet shtatzenia e zhvilluar deri ne 28 jave, dhe fetusi me peshe 1000 gram, pavaresisht se ne rrethana ndihme te specializuar te neonatologeve, behet e mundur te mbijetojne te porsalindur te parakohshem me moshe me te vogel zhvillimi te shtatzenise dhe me peshelindje me te pakta.

Jemi te mendimit se ne rrethanat e ngjatjes se jashtezakonshme, pas termetit katastrofik te 25 nentorit qe shkaktoj shume humbje te jeteve njerezore por edhe shkatrime te shume banesave, eshte e nevojshme qe krahas shume problemeve te tjere per t’u zgjidhur, eshte gjithashtu e nevojshme te rivleresohet edhe per shtatzenat ne rrethanat shume renduese ne kete periudhe. Mendojme se ne rrethanat e nje stresi te tille shume te rende fizik dhe psikologjik si termeti shkaterrimtar i dates 26 nentor, priten ndikime negative te mundshme, ne vecanti ne shtatzenat, ndikime qe jane pervec natyres se nje vuajtje fizike, ne rrethana te caktuara sipas vendndodhjes e pasojave mbi organizmin e fruas shtatzene, por edhe ndryshime te renda demsjellese te sferes emocionale te shtatzenes me pasoja edhe mbi pasardhesin.

Nder pasojat me te mundshme ne shtatzenat ne kete periudhe me ngarkese te larte emocionale per te gjithe njerezit por ne vecanti per shtatzenat, pasojat me te mundeshme te aferta mund te vleresojme rrezikun per deshtim, ose rreziku per lindje te parakoheshme. Nder pasojat me te voneshme te mundshme per shtatzenat mund te jete edhe lindja e femijeve hypotrofe, me zhvillim me te vogel dhe peshelindje me te ulta ne raport me ate qe vleresohet normale. Gjithashtu eshte me e mundshme ne rrethanat e krijuara qe shtatzenat te zhvillojne anemi nga mungesa e hekurit mbai ne kete periudhe edhe ushqyerja eshte me pak e kontrolluar.

Disa masa te rekomandueshme per shtatzenat ne kete periudhe do te mund te vleresojme:

1. Te krijohen kushte sa me te favorshme jetese per shtatzenat Brenda te mundeshmes
2. Te krijohen kushte sa me te favorshme per Kohen e gjumit per shtatzenat.
3. Shtatzenat do te ishte me vend te perserisin nje ekzaminim te gjakut per anemi eventualedhe ekzaminime te tjere te nevojshemsipas nevojes.
4. Rekomandohet te kryhet nje ekzaminim i shtatzenes per gjendjen e vet dhe te pasardhesit suplementar ndaj atyre te protokollit, i domosdoshem per rrethanat e vecanta te kohes.
5. Ne se gruaja ka pasur shqetesime sidomos ndijesi peshe ne abdomen, te kryhet nje ekzaminimekografik shtese ndaj protokollit per te vleresuar zhvillimin e fetusit dhe per te vleresuar shkurtimin e mundshem te qafes se mitres.
6. Te vleresohet ne vecanti gjendja e shtatzenes dhe e pasardhesit sidomos ne tremujorin e pare dhe te dyte, per edhe per te gjitha shtatzenat.
7. Te vleresohen mundesite e hipertensionit te shtatzenise, qe eshte me i mundshem pas stresit te rende te perjetuar si dhe shqetesimeve me te shumta te pastermetit.
8. Te vleresojme edhe shqetesimet me te vogla te shtatzenave ne kete periudhe dhe te merren masat e nevojshme mjekuese ne kushte shtepije ose me shtrim ne maternitet ne rastet me probleme me te vecante.
9. Te shtohet kujdesi mjekesor ne teresi per shtatzenat pas termetit duke u kujdesur vecanerisht edhe per sferen emocionale te tyre, evitimin e ndijesise se ankthit, etj.
10. Te riparohen ne menyre te nguteshme demtimet ne keshillimoret e grave shtatzena dhe ne shtepite e lindjes ne te gjitha zonat e prekura nga termeti.

SHKARKO APP