“Kujtesë Gjaku”, ekspozita me imazhe nga falja e gjaqeve

Lala Meredith Vula në një konferencë për media, mëngjesin e së martës, tha se fotografitë dhe punimet e tjera paraqesin emocione të asaj kohe, të ngjarjes më të madhe të viteve 90-ta. Ajo para gazetarëve tregoi se si kishte arritur që t’i shkrep fotografitë në takimet ku edhe bëhej falja e gjakut.

Suzana Berisha

Galeria Kombëtare e Kosovës do të prezantoj dyzet punime me anë të së cilave do të paraqitet ngjarja më e rëndësishme e viteve të 90-ta, ajo e faljes së gjaqeve. E këto punime do të vijnë nga artistja, Lala Meredith Vula, nën kurimin e Karen McQuaid. Ekspozita titullohet “Kujtesë gjaku”.
E tërë kjo ekspozitë paraqet dyzet punime të asaj periudhe, punimet janë të dimensioneve të ndryshme. Disa janë dimensione shumë të mëdha, kurse një pjesë tjetër janë fotografi, të dimensionit 70 dhe 50. 
Lala Meredith Vula në një konferencë për media, mëngjesin e së martës, tha se fotografitë dhe punimet e tjera paraqesin emocione të asaj kohe, të ngjarjes më të madhe të viteve 90-ta. Ajo para gazetarëve tregoi se si kishte arritur që t’i shkrep fotografitë në takimet ku edhe bëhej falja e gjakut. 

“Unë isha shumë e re, në ato vite, përveç me moshë isha e re edhe në profesionin tim. Unë nga Londra në Kosovë erdha për të mësuar gjuhën shqipe, sepse nuk dija asnjë fjalë. Në atë kohë nuk kuptova se çfarë është pajtimi i gjaqeve, e tëra që kuptoja ishte se ata ishin një popull i vuajtur shumë. Unë u shoqërova me një vajzë dhe ajo më tha të shkoja në një fshat që të shihja një ndodhi që po ndodhte, unë rastësisht kamë parë këto tubime të mëdha”, tha Vula.

Kult Plus

SHKARKO APP