Kukulla seksi, por kujdes … mund t’ju refuzojnë

A mund të përdhunohet një robot që është blerë për të kryer marrëdhënie seksuale me të? Ju me siguri i mbivlerësoni gjërat dhe i lejoni të shkojnë në këtë mënyrë. Kur themi “ju”, nënkuptojmë burrat që i prodhojnë, i blejnë dhe “ndërveprojnë” me këto makineri.

“Samanta” është një robote seksi e ndërtuar nga inxhinieri elektronik Sergi Santos, e cila u keqtrajtua në panairin elektronik që u mbajt vjet në Austri. Sipas Santos, ajo përfundoi me gishta të thyer dhe e ndotur. Dhe pastaj ankohen se romanca ka marrë fund.

Santosi po punon tani me një robote që mund të thotë edhe “jo” në raste të caktuar. Ajo mund të ndalojë së bashkëvepruari e të rrijë si kukull, nëse përdoruesi nis ta prekë në mënyra aspak të respektueshme.

Ky lloj roboti do të kushtojë 4000 euro dhe do ketë aftësinë t’u thojë burrave “jo”. Kur u demonstrua te Qendra e Shkencës së Jetës në Newcastle, robotja kishte edhe tre programime të ndryshme sjelljeje: “familjare”, “romantike”, “seksi”.

SHKARKO APP