“Kulla e Arnueme” në Fishtë, që po bën xhiron e rrjetit në botë

Në Fishtë të Lezhës, te Mrizi i Zanave që njohim të gjithë, tashmë ndodhet një mrekulli arkitekturore, që po bën xhiron e rrjetit në të gjithë botën.

Një kullë e vjetër, e cila ishte shembur pjesërisht është kthyer në një “shtëpi ëndrrash”, që të gjithë do ta donim.

Altini i Mrizit të Zanave, që gjithmonë promovon vendin e tij, vendosi ta transformonte atë, duke i  ruajtur identitetin historik dhe duke i shtuar elementë modernë, ashtu siç ai di.

“E gjitha nisi, sepse dikush e publikoi te Reddits. Ishte më e publikuara dy ditë, dhe kështu nisi gjithçka,” tha Altini.

“Kulla e Arnueme” ka fituar një popullaritet të gjerë dhe fshati Fishtë këtë verë do të jetë e mbushur plot me turistë që do të duan të kalojnë një natë, në shtëpinë me 6 dhoma prej  gurit dhe xhamit.

Epo, kush nuk do të donte të shkonte te ajo kullë magjike, në Shqipërinë tonë të bukur. Mjafton pak imagjinatë, kreativitet dhe vendi ynë mund të bëhet më i bukuri në botë./E.Bdritare.net

SHKARKO APP