Kulla e dytë më e lartë në botë do të ndërtohet në…
Një firmë e arkitekture skoceze ka publikuar planet për qiellgërvishtësen e dytë më të gjatë në botë që do të ndërtohet në Shën Petersburg, Rusi. Qendra Lakhta II do të qëndrojë në 703 metra, ndërsa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, ka përmasa 828 metra (2.717 këmbë).
Si krahasim, ndërtesa e dytë më e lartë për momentin është Kulla e Shangait, me 632 metra. Kulla Shard në Londër është 310 metra. Qendra Lakhta II do të qëndrojë në periferi të Shën Petersburg pranë Qendrës Lakhta origjinale, e cila është ndërtesa më e lartë në Evropë me 462 metra e gjatë dhe strehon selinë e kompanisë energjetike Gazprom.
Qendra e re Lakhta II do të ketë strehim mbi 150 kate. Kati i fundit do të jetë 590m, duke e bërë atë katin më të zënë dhe vëndin ku do të ofrohet pamja më e mirë.