Kultura shqiptare, vëmendje e vecantë në projektbuxhetin 2015
– Restaurimi i objekteve madhore të trashëgimisë kulturore, që për shkak të vendndodhjes apo natyrës së tyre, gjenerojnë të ardhura në funksion të komuniteteve:
– Restaurimi i Qendrave të Trashëgimisë Botërore të Njerëzimit Gjirokastër dhe Berat;
– Restaurimi dhe krijimi i disa muzeve si, ai Arkeologjik i Durrësit, Muzeu Etnografik në Berat, etj;
– Restaurime të disa objekteve të kultit në qendrat kryesore si, Berat, Korçë, Vlorë.
– Do të ketë një investim për përmirësimi i pajisjeve hardware dhe software të sistemit të institucioneve të trashëgimisë kulturore, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe standardizimit të punës për një menaxhim sa më të mirë të burimeve dhe katalogim të vlerave kulturore.
– Rritja me 4% e prurjeve artistike, aksesit, përmirësimit të kushteve infrastrukturore, si dhe promovimit të vlerave kulturore nëpërmjet rikonceptimit të fuksionimit institucional në fushën e artit dhe kulturës deri në vitin 2017.
berati_397982485- Rritja me 7% e projekteve krijuese nëpërmjet konkurrencës artistike dhe një mirëadministrimi në projektim, shpërndarje; menaxhim të fondeve për projektet kulturore artistike, me synim nxitjen dhe promovimin e krijimtarisë artistike dhe edukimit përmes kulturës.
– Zgjerimi me 5% i hapësirave ndërkombëtare të komunikimit dhe performimit artistik e kulturor në programe dhe evenimente ndërkombëtare.