Kumbaro: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, i merituar

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i merituar”.

Kështu u shpreh sot Ministrja shqiptare e Kulturës, Mirela Kumbaro, në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.

Sipas saj, kultura nuk njeh kufij administrativë, prandaj bëri thirrje që të bashkohemi të gjithë së bashku të promovojmë paqen.

Më 21 tetor, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s përkrahu kërkesën e Shqipërisë dhe i rekomandoi Konferencës së Përgjithshme futjen e çështjes së pranimit të Kosovës në këtë organizatë në axhendë.

Sesioni i 38-të i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s nisi të martën, 3 nëntor 2015,  në Paris dhe do të zgjasë dy javë. Në mesin e shumë çështjeve do të konsiderohet është edhe rekomandimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Konferenca e Përgjithshme ka 195 anëtarë, nga të cilët 111 e kanë njohur Kosovën, e 84 jo, dhe rekomandimit i duhen dy të tretat e votave për të kaluar.

Votimi për pranimin e Kosovës në UNESCO pritet të mbahet në seancën e 9 nëntorit.

SHKARKO APP