Kumbaro: Ja pse nuk rikonstruktohet shtëpia e Fishtës
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shpjeguar në një emision televiziv arsyen se përse nuk është bërë rikonstruksioni i shtëpisë së At Gjergj Fishtës.
Në një debat me drejtuesin e Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi, Kumbaro pohoi se ajo që aktualisht thuhet se është shtëpia e Fishtës është gabim, pasi sipas saj Fishta aty ka kaluar vetëm një pjesë të jetës.
Në lidhje me këtë problem, Kumbaro shpjegoi se ajo që quhet shtëpia e Fishtës ka pronarët legjitimë.
“Shtëpia e vërtetë e Fishtës, -sqaroi Kumbaro,- është shembur në vitin 1994”.