Kumbaro: Kalendari artistik në këtë sezon veror i fokusuar jashtë Tiranës

Në këto dy vite ministria e Kulturës ka bërë gjithëcka për rritur turizmin kulturor dhe kjo nëpërmjet kurimit dhe mirëmbajtjes së monumenteve të kulturës në të gjithë vendin. Ka qenë kjo deklarata e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro e cila në një intervistë për Ora News shpalos kalendarin artistik për këtë sezon veror i cili do të fokusohet në zonat turistike jashtë Tiranës. Me ministren bisedoi gazetarja Denisa Ruzi

Denisa Ruzi: Sezoni turistik tashmë ka nisur, çfarë aktivitetesh ka përkatitur Ministria e Kulturës për promovimin e turizmit kulturor?

Mirela Kumbaro: Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit. Sezoni nga ana jonë është përgatitur në dy drejtime. Kemi pastruar sitet në të gjithë vendin, sic janë kalatë, parqet, muzetë, kisha, ura dhe që në muajin maj janë të përgatitura me bilateri. Parku i Orikumit dhe Amantias janë të pajisura me lehtësitë e infrastrukturës, janë të pajisura me biletari, guida, tabela dhe gjithë sistemi i sinjalistikës. Po kështu dhe me Parkun e Apollonisë dhe të Butrintit. Parku i Amantias ka tani edhe një pjesë të mirë të rrugës të ndërtuar të asfaltuar, cka e lehtëson aksesilitetin dhe është nëj ndër gjerat e reja që mund të zbulohen në këtë sezon. Nga ana tjetër kemi bërë një ndryshim të orareve të vizitave dhe duke i mbajtur hapur sitet deri në orët e vona të darkës. Kemi edhe një calendar të pasur artistic. Ky kalendar vjen interesant në sezonin e verës, jashtë Tiranës. Sic është Berati, Gjirokastra, Korca, Durrësi, Saranda etj dhe ne i kemi dhënë prioritet projekeve që zhvillohen gjatë sezonit të verës jashtë Tiranës. Ky material artistic që zhvillohet në formën e festivaleve, koncerteve është i ndërtuar në atë që ne e quajmë kalendari artistik të vitit, i cili është i botuar te Ministria e Kulturës, por edhe në faqen e Ministrisë së Turizmit. Tani që po flasim kemi tre ngjarje të suksesshme . Festivali Barok që zhvillohet në 7-8 qendra të Trashëgimisë Kulturore, që është Festivali i muzikës së vjetër Barok me mpjesëmarrjen ndërkombëtare që zhvillohet, në Durrës, Krujë, në Kishat e Voskopojës, këtu te Ministria e Kultures. Kemi paralelisht festivalin e muzikës së dhomës me pjesëmarrjen e muzikantëve të talentuar. Të gjitha këto zhvillohen brenda muzeut arkeologjik të ri në Durrës. Unë me shumë kënaqësi mund të them se me shifrat që ne kemi krahësuar  mes vitit 2013 dhe 2014 në datën 1 shtator  vetëm vjet kishim dyfishim të vizitorëve vetëm në sitet e trashëgimisë kulturore në varësi të ministrisë së kulturës. Jemi ende në fillim të sezonit dhe shumë shpejt do të kemi shifrat e para, por të dhënat e para që kemi në krahësim me vitin e kaluar kemi një rritje të ndjeshme që në muajin qershor. Vetëm në muzeun arkeologjik te Durrësit kemi 6000 mijë vizitorë në muajin prill-maj.

Denisa Ruzi:  Pak ditë më parë keni bërë një grafikë të punës të ministrisë në këto dy vite në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Në çfarë gjendje ndodhet sot Trashëgimia Kulturore?

Mirela Kumbaro: Konferenca ime ishte për të ndare me opinionin lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë. Unë bërë publike rezolutën  e Komitetit të Trashëgimisë Kulturore, i cili pas dy vjet monitorimi të rrepte konstatoi ecurinë pozitive në reformat në menaxhimin e trashëgimisë dhe masat e marra nga qeveria lidhur me moratoriumin e ndërtimeve të paligjshme. Ne kemi hartuar rregulloren e qendrës historike të Beratit. Kam kënaqësinë ta ndaj me ju të renë e fundit u bë shpallja e qendrës historike të Gjirokastrës  me kriteret e reja, më mbrojtëse dhe të rregullores së re dhe të qëndrës mbrojtëse të Gjirokastrës , kritere këto që ishin edhe rekomandime të rezolutës së UNESCO-s, po në të njëjten kohë edhe angazhime të ministrisë së Kulturës kur kam marrë detyrën.

Denisa Ruzi: Godina e Teatrit të Operas dhe Baletit po i  nënshtrohet restaurimit, ku do të zhvendosen artistët?

Mirela Kumbaro: Përsa i përket TOB ende nuk ka filluar restaurimi, që do të thotë se vazhdon në funksionim të plotë. Ne kemi hapur garën për projektzbatimin e restaurimit të TOB i cili do kohën e vet. Pasi të mbaroj tenderi për projektin do të hapim tenderin për restaurimin dhe kjo i do disa kohë. Ne nuk do ta lemë për ditën e fundit dhe sëbashku me drejtorin e TOB kemi hartuar planin e vendosjes të kalendarit të ardhshëm artistik 2016-2017, i cili do të zhvillohet në formën e një turi koncertesh dhe aktivitetesh edhe jashtë Tiranës sikurse janë identifikuar edhe vendet ku do të zhvillohen provat për trupat e TOB gjatë kohës kur godina do të mbyllet për restaurim. Kurse për TK trupa do të performojë në godinënë ekzistuese ndërkohë jemi në përfundimit të hartimit të projektit dhe në muajjin gusht do të kemi versionin përfundimtar të projektit  për Teatrin e ri që do të jetë në kapanonin që ne kemi marrë për ta kthyer nga një kodinë industriale në një qendër kulturore dhe artistike ku do të ketë dy salla teatri.

Denisa Ruzi: Zonja Kumbaro gjatë fushatës elektorale keni deklaruar se do të keni bashkëpunim edhe me zonjën Voltana Ademi në Shkodër, realisht ku konsistojnë këto bashkëpunime?

Mirela Kumbaro: Unë jam e angazhuar që MK do të ketë në vëmendje të saj jo vetëm institucionet kombëtare por edhe ato që janë në varësi të bashkive. Zgjedhjet që u zhvilluan ishin zgjedhie bashkiake që ne kishim edhe programet për qytetarët dhe ne kishim marrë angazhimin për të investuar në dy teatro të rëndësishme sic ishte ai i Shkodrës dhe i Korcës. Arritëm ti bëjmë realitet keto projekte dhe sapo u poq kjo punë unë kam deklaruar se këto dy teatro kanë marrë financimin e shtetit që u delegohen dy bashkive për të përkthyer projektet në realitet. Në bashkinë e Korçes kemi 50% të financimit nga vetë bashkia, nga bashkia e Shkodrës nuk e kishim një gjë të tillë dhe është ekskulzivitet financim i qeverisë.

Denisa Ruzi: Vetë zonja Ademi si i është përgjigjur ofrimit..

Mirela Kumbaro: Nuk kam përgjigje, por kjo është në interes të të gjithë qytetarëve.

Denisa Ruzi: Pak ditë më parë është bërë një konkurs për Parkun e ri të Tiranës një konkurs që realisht ka ngjallur shumë debate, Ju zonja Kumbaro çfare qëndrimin keni në lidhje me këtë çështje?

Mirela Kumbaro: Pjesa e parkut në të cilën përpbëhet planifikimi për të krijuar jo betonizim, por shërbime të reja është pjesë e një koncepti më të gjerë. Sheshi Nënë Tereza nuk do të preket, por konkursi është ëbrë në kuadër të një masterplani më të gjerë për të ofruar shërbime, duke respektuar natyrën dhe trashëgiminë kulturore.

Denisa Ruzi: Zonja Kumbaro gjatë kohës kur në krye të bashkisë ka qenë zoti Basha si ka qenë bashkëpunimi dhe si do të jetë ky bashkëpunim tashmë që këtë bashki do ta drejtojë Veliaj?

Mirela Kumbaro: Unë dua të them se gjatë gjithë kohës që kam drejtuar këtë ministri nuk kam pasur asnjë lloj kufizimi për asnjë bashki. Për ne nuk ka pasur rëndësi se kujt parti i përkiste kryetari i bashkisë. Për ne prioritet ka pasur qytetari dhe zhvillimi urban dhe ne e kemi treguar  që kemi bërë plane zhvillimi si në bashkite socialiste ashtu edhe në ato të opozitës. Shembulli i Krujës flet vetë, ku plani i restaurimit funksionoi edhe plani i Shkodrës flet vetë. Në këtë kontekst kemi pasur të njëjtën qasje edhe ndaj Bashkisë së Tiranës pavarësisht se vullneti nuk ka qenë i dyanshëm. Unë mund tju kujtoj se gjatë kohës së organizimit të  vizitës së Papës  unë personalisht dhe të gjithë autoritetet shqiptare kanë qenë të hapura për ti ofruar Bashkisë së Tiranës bashkëpunim në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e territorit ku do të zhvillohej mesha. Nuk ka munguar ky vullnet nga ana jonë dhe nuk ka arsye që të kemi ndryshim përderisa vullneti nga ana e qeverisë është që të kemi projekte të zhvillimit urban në çdo vend.

SHKARKO APP