Kumbaro-Milevska: Do rivitalizojmë Shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Rivitalizimi i Shtëpisë së Kongresit të Manastirit dhe projekte të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe artit kanë qenë pikat e marrëveshjes së nënshkruar sot në Tiranë midis ministres së Kulturës të Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe ministres së Kulturës të Maqedonisë, Elizabeta Kançevska – Milevska. Dy ministret e kulturëës janë dakorduar edhe për përpilimin e një kalendari të përbashkët kulturor midis dy vendeve, në kuadër të një program të bashkëpunimi 2015 – 2020. 

Marrëveshja për palën shqiptare është konsideruar si pjesë e prioriteteve të këtij institucioni për krijimin e hapësirave kulturore pa kufi në rajon dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve kulturore dhe artistike.

Shqipëria është një nga vendet e fundit me të cilat Maqedonia do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi pesëvjeçare. Dy vjet më parë një marrëveshje e tillë u nënshkrua me Kosovën, ndërsa me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë marrëveshjet funksionojnë prej shumë vitesh.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?