Kumbaro: Në gjithë vendin, 1892 monumente kulture

 

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka bërë publik për herë të parë përfundimin e inventarizimit të monumenteve të kulturës në Shqipëri deri në këtë moment. Ku sipas saj, në vendin tonë gjenden 1892 monumente të tilla.

“Sot e kemi të plotë deri tani inventarin e monumenteve të kulturës. Aktualisht, kemi 1892 (për herë të parë po e bëj publike këtë shifer), monumente të kategorisë së parë dhe të dytë, të organizuara për çdo qytet dhe çdo fshat, të ndara sipas llojit, të organizuara edhe sipas gjendjes”, u shpreh ajo gjatë një interviste televizive.

Ndërsa lidhur me debatin që shkaktoi transportimi i ikonave të sekuestruara nga prokuroria, ministrja u përgjigj se personalisht e ka pezulluar atë mënyrë transporti të tyre.

“Bëhet fjalë për një sasi që nuk janë të gjitha ikona janë arte fakte që nga pjesa e ikonostasi, ikona dhe pjesë të tjera të së njëjtës natyrë të objekteve të kultit. Ajo fotografi që qarkulloi është vetëm fotografi e automjeteve të para që bën zhvendosje, ku nuk u lejua specialistëve të Galerisë së Arteve që të preknin dhe transportonin. Ndërhymë menjëherë, unë jam marrë personalisht me këtë cështje, i është pezulluar transporti. Kemi bërë të gjithë ambalazhimin sipas të gjitha kushteve të duhura, mbajnë një grup pune midis “Muzeut Historik”, qëndrës së inventarizimit kulturor”, sqaroi ajo.

Teksa pllaka e hequr e Sulemanit në Kalanë e Lezhës ka qenë një tjetër temë e bisedës, për të cilën Kumbaro ka thënë se dëmtimi i monumentit është një akt barbar.

Ministrja Kumbaro ka thënë gjithashtu se ministria ka gati draftligjin për pensionin e artistit, mënyrë e përcaktimit të statusit të tyre.

“Koncepti i statusit të artistit si i tillë nuk ekziston në mënyrë të pavarur. Eshtë një koncept që deri vonë nga periudhat, nga regjimet e centralizuara sheterore. Vetëm një moment që shpreh statusin e artistit është momenti i Pensionit. Ne kemi gati draft ligjin per pensionin e artistit jemi ne negociata me MMRS sepse kemi diska diskutime qe kane te bejne me aspaktin financiar dhe juridik”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP