Kumbaro: Projektbuxheti 2015, mbështetje për zhvillimin e artit dhe kulturës

Sipas saj, rritja e buxhetit do të jap një impuls pozitiv në hartim e politikave që do ta bëjë Shqipërinë pjesë të rrjeteve evropiane, ndërkombëtare, kulturore.

Kumbaro sqaroi gjithashtu se projektbuxheti për vitin 2015 parashikon 1 miliard e 570 milion lekë dhe ka një rritje prej 10% në vlerë absolute krahasuar me 2014.

Në programin Art dhe Kulturë, investimet janë parashikuar në vlerën 85 milion lekë, është planifikuar financimi  i Qendrës Muzeale “Marubi”, projekti  ka nisur në vitin 2014 me një fond të IPA-s 300 mijë euro. Investim tjetër do të ketë dhe  qyteti i  Korçës, për Muzeun e kulturës mesjetare, një fond prej  35 milion lekësh. Janë planifikuar investime dhe për varrezat Çame,  me vlerë 30 milion lekë. 

Përsa i përket Trashëgimisë Kulturore, Kumbaro  u shpreh se  shpenzimet do të përdoren për shërbimin dhe mirëmbajtjen e ruajtjes  së institucioneve kombëtare, muzetë, kishat, kalatë, pikturat.

“Kemi një rritje prej 10 milionë lekësh të reja për Drejtoritë Rajonale. Do të restaurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit,  Muzeu Etnografik i Beratit, ndërsa për Muzeun Historik Kombëtar është realizuar një investim prej 47 milion lekë. Do të restaurohen muret e kalasë së Gjirokastër, investim prej 13 mijë dollarësh, shtëpia e “Kongresin të Lushnjës”, investim prej 1.5 milion. Një ngjarje e rëndësishme do të jetë dhe Festivali i Gjirokastrës”, – përfundoi Kumbaro.

 

SHKARKO APP