Kumbaro uron Yllka Mujon

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi surprizoi ‘8 Femrat” në teatrin Aleksandër Moisiu, në shfaqjen e se dieles. Trëndafila rozë dhe të bardhë për “Artisten e Merituar” Yllka Mujo, e cila festoi ditëlindjen në skenë, rrethuar nga duartrokitjet e vazhdueshme të spektatorit, që nuk rreshtnin.,
Zamira Kita i dhuroi buqetën artistes së mirënjohur, në emër të Ministres Kumbaro ku shkruhej:

Për “Kryeneçen”e dashur të të gjitha brezave
MIRENJOHJE për kontributin, emocionin dhe dhënien e mesazheve përmes TEATRIT.
Jetë të gjatë në skenë Yllka Mujo!
Me dashuri, Mirela Kumbaro

Gabi” i saj shkëlqeu edhe këtë natë, siç ndodh me çdo shfaqje ku ajo ngjitet në teatër dhe i fal rolit karakter, mençuri, plastikë, energji, emocion.
Jetë të gjatë Yllka Mujo ! Të urojmë te jetosh gjatë në skene dhe të vazhdosh të na trondisësh me personazhet që i ndjen në lëkurë.

SHKARKO APP