Kupa e Botës/ Udhëtimi unik i tifozit gjerman, me traktor drejt Rusisë
Një tifoz gjerman shpreson se mund të arrijë brenda 10 ditëve në Rusi për të shijuar Kupën e Botës në një traktor që mund të arrijë shpejtësinë deri në 30 kilometra në orë
70-vjeçari, Hubert Wirth ka zgjedhur një traktor “Lanz Bulldog” është një prodhim i viteve 1920.
Traktor i tij, të cilin ai e ka quajtur “Bulldog”, është zbukuruar me simbole të Kupës Botërore dhe një shenjë që thotë “Përshëndetje Moskë!”. Pamja e traktorit është e ngjashme me atë të një furgoni birre, por në fakt është një shtëpi me rrota. Kampionati po vjen, më 14 qershor Kupa Botërore do të fillojë në Rusi.



KOHA JONË SONDAZH

