Kur dhuroni një buqetë me lule mos i bëni këto gabime

Kur mendoni të dhuroni një buqetë me lule, ju mendoni vteëm për ngjyrën dhe shumë detaje i harroni pas. Por ja disa rregullaq ë duhet t’i keni parasysh në ço rast që vendosni ta surprizoni dike me lule.

Lulet artificiale

Asnjëherë mos dhuroni apo mbani në shtëpi lule artificiale, sado imitim i përsosur i luleve natyrale të jenë. Është diçka e papëlqyeshme.

Përdorni imagjinatën

Detajet janë ato që kanë rëndëi. Në bazë të stinës, mund të dhuroni lule fushe ose lule të rralla, për të mos blerë vazhdimisht të njëjtët karafila apo trëndafila.

Shmangni lulet e mëdha

Duhen shmangur lulet shumë të mëdha si gladiolat, pasi mund të mos pëlqehen prej atyre që ua dhurojmë, dhe transportohen me vështirësi. Zakonisht lule të tilla dërgohen me anë të një komisionari.

Dhurojini lulet pa ambalazhim

Përjashtphet vetëm rasti kur ky është “shumë i bukur”. Ambalazhin mund ta lëmë kur është menduar posaçërisht për të nxjerrë në pah një motiv lulesh.

Mos harroni numrin e luleve

Zakonisht dhurohen lule me numër tek. Ajo që e merr dhuratën, e plotëson buqetën (duke u bërë çift). Mos harroni, kur një çift shkon për vizitë diku, është zotëria ai që ia ofron lulet zonjës së shtëpisë.

Mos i refuzoni asnjëherë lulet

Lulet nuk refuzohen në asnjë situatë. Mos imitoni gjestin e shëmtuar të aktorëve të telenovelave që refuzojnë një buqetë të mrekullueshme me lule.

SHKARKO APP