Kur ”fiken dritat” në Stamboll (FOTO)

Erdoğan, është gazetari që ka realizuar një album fotografik me jetën e errët të Stambollit. “Njerëzit janë shtyrë drejt natës”, thotë Çağdaş Erdoğan.

Fotoreporteri 26-vjeçar me origjinë kurde që rrezikon të burgoset, është pjesë e një grupi fotoreporterësh të pavarur, i cili përpiqet të japë një pamje tjetër të Turqisë, nga ajo që ofron media tradicionale, që gjithnjë e më shumë po bie në duart e shtetit. Edhe pse ka dalë me liri me kusht, nëse shpallet fajtor në gjyqin që pritet të mbahet në qershor, rrezikon deri në 23 vjet burg.

Megjithatë, libri i tij “Control”, me fotot e “jetës së natës” në Stamboll është publikuar tashmë dhe prej disa ditësh po ekspozohet në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?